Pretendimet e Greqisë për zgjerimin e detit dhe ku qëndron problemi për Shqipërinë?

Qeveria greke po shqyrton mundësinë e zgjerimit të ujërave territoriale me 6 mile shtesë në jug të ishullit të Kretës.

Deklarata u bë nga Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias, mbrëmjen e së mërkurës, vetëm pak orë pasi kryeministri Mitsotakis njoftoi se Greqia do të zgjerojë ujrat territorial në detin Jon nga 6 në 12 milje.

Ministri i Jashtëm Gent Cakaj reagoi për deklaratën e Greqisë se do të zgjerohet me 12 milje në detin Jon.

“Kjo është një çështje që rregullohet nga e drejta ndërkombëtare dhe konkretisht nga Konventa e së Drejtës së Detit (UNCLOS) e Montego Bay e vitit 1982.

Greqia, [..], gëzon të drejtën që të zgjerojë gjerësinë e Detit Territorial sipas parashikimeve të UNCLOS.

Vetë Shqipëria në bazë të kësaj konvente ku është palë, ka ushtruar të drejtën për të përcaktuar gjerësinë e detit të saj territorial në 12 milje detare, zgjerim i cili është depozituar pranë Kombeve të Bashkuara që prej 9 marsit 1990 dhe që nuk është kontestuar për asnjë moment nga fqinjët tanë.

Exit News ka folur me Prof. Dok. Eqerem Yzeiri, ekspert në fushën e gjeografisë politike, i cili komentoi se deklatara e Ministrisë së Jashtme shqiptare nuk është korrekte:

“Nuk bëhet fjalë për zgjerimin në 12 milje të Detit Territorial në perëndim të Korfuzit, sikundër pretendon me hipokrizi deklarata e Ministrisë së Jashtme. Ky zgjerim në perëndim të Korfuzit kushtëzohet nga ujrat ndërkombëtare dhe përcaktohet qartë nga Marrëveshja e Montego Bejit 1982.”

Problemi, sipas Zotit Yzeiri, qendron në pyetjen se a mund të zgjerohet 12 milje Deti Territorial i Greqisë në kufirin me Shqipërinë? Kësaj nuk i përgjigjet deklarata e Ministrisë sonë.

Profesor Yzeiri shikon dy probleme.

Së pari — 12 mile Deti Territorial fillon nga vija Bazë, vijë e cila konfigurohet duke u ravijëzuar nga pikat ekstremale të territorit tokësor të shtetit dhe jo nga vija bregdetare (shih artikullin qe u kam derguar dikur)

Së dyti — Ndarja e Detit Territoriale midis nesh dhe Greqisë, ku përfshihen ujrat e kanalit të Korfuzit e përjashton mundësinë që Greqia të zgjerohet 12 milje në lindje apo verilindje të Korfuzit për dy arsye:

1 — Ngushtica nuk plotëson kriterin e distancës 24 milje midis dy vendeve.

2 — Në pjesën verilindore të Korfuzit vija bazë e shtetit grek nuk mund të fillojë nga ishujt e Otonit, Sirakuzëz apo Barletës, sepse ata nuk mund të konsiderohen pjesë e arqipelagut kontinental të Korfuzit, për faktin se janë të pabanuar etj. Në këtë mënyrë vija bazë e shtetit grek duhet të fillojë nga Korfuzi.

Kjo mundëson që trajektorja e kufirit ndarës 12 milje të Detit Territorial midis Shqipërisë dhe Greqisë të kalojë me në jugperëndim të asaj që pretendon pala greke. Kjo mundëson që hapësira e ujrave të Detit Territorial për Shqipërinë të jetë më e madhe pikërisht në blloqet naftë-gazmbajtëse të platformës kontinentale.

Sqarim: Deti Kontinental është hapësirë ujore sovrane për çdo shtet. Sovraniteti mbi të është i njëjtë sikundër për territorin tokësor. Problemi shtrohet që nga vija e 12 miljeve fillojnë pretendimet për përdorimin e shelfit kontinental (shih hartën e detit e Veriut) Kjo nuk u konvenon grekeve.

SHKARKO APP