Prindërit si Lepuri Bugs Bunny

Nga Dritan Kaba –
Kur shoh prinderit qe rrine si hunj gardhi, pa fuqi reagimi, per te mbrojtur krijesat e tyre mendoj se keta jane te paret qe i detyrojne te rinjte te largohen nga vendi!
Skllever moderne qe qahen dhe jane te paafte per te mbrojtur te ardhmen e femijeve te tyre. Kane ulur koken si ne vitet ‘80!
Nese ka pasur nje arsye pse studentet u ngriten ne dhjetor 90 ishte se pane pafuqine e prinderve te tyre per te ndryshuar gjendjen. Konstatuan apatine, plogeshtine, mungesen e kurajos, skllaverimin e prinderve te tyre ndaj u çuan ne revolte se donin jeten, prinderit prinderit ishin mesuar dhe nuk iu benin pershtypje prangat e skllaverise. Ato iu ngjanin si ore dore, si aksesore te se perditshmes se tyre.
Prinder qe nuk kane guximin te shkojne deri tek komisariatet te interesohen per femijet e tyre. Kane frike se mos i kapin jashte ores 22.00 te shtetrrethimit.
Eshte vertete e rende, por po e shoh keto dite. Kam marre pjese ne çdo proteste te ketyre pese diteve, por shume pak jane ne krah te femijeve te tyre. Kane frike! Lepurin ne bark e kane me te madh se Bugs Bunny lepuri i famshem i filmave per femije!
Me vjen realisht keq per gjendjen e mjerueshme ku gjenden.
Ndaj revolta e te rinjve sot eshte pikerisht edhe per pafuqine e prinderve te tyre per te ndryshuar gjendjen, per tu perbaluur me te keqen, per te guxuar ndaj skllaverise se bijve te eterve te Bllokut.
Prinderit hane karroten e pushtetit si lemoshe, ndersa te rinjte perleshen per nje jete me te mire. Ata protestojne kunder nje neodiktature. Ata e ndjejne shume! Ata e kuptojne nga bisedat nen jorgan te prinderve te tyre, ku qahen me ze te uket per pamundesite e tyre ekonomike, per presionin qe ndjejne kudo ku jane te punesuar, per pafuqine dhe nenshtrimin me vullnet te prinderve te tyre. Prandaj ata therrisnin me te madhe “Poshte Komunizmi” edhe pae nuk e ka jetuar, as nuk e mesojne ne shkolle, se komunistet e rinj nuk i lejojne te jene ne kurrikulat mesimore krimet e prindervve te tyre, por me ate qe kane degjuar dhe kane lexuar vete, i duket e njejta situate.
Mos u habisni kur te ikin dhe mos qani ne whatsapp-e.
Ju prinder po i largoni vete femijet tuaj! Njesoj si prinderit e para 30 viteve qe qanin ne telefonnat e komshinjve per ata te rinj qe iken me ambsadat!

SHKARKO APP