Problemi i Shteteve të Bashkuara dhe i Europës: Gjermania

Në sytë e Uashingtonit, Berlini është bërë shumë i fuqishëm, mendon se mund të bëjë pa Shtetet e Bashkuara dhe flirton me armiqtë e tyre. Bashkimi Europian si vektor parësor për të imponuar vizionin gjerman, egoist, merkantilist dhe pacifist naiv. Divergjenca e pandreqshme midis interesave respektive

Problemi themelor i Europës në gjysmën e parë e shekullit të XX, që ka çuar në shkatërrim, ka qenë forca e Gjermanisë. Fuqia ekonomike e saj, e mobilizuar për të krijuar një instrument efikas ushtarak dhe e bashkangjitur me pozicionin qendror gjeografik, ka qenë aq e madhe sa mund të mundet vetëm nga ndërhyrja e dy superfuqive të jashtme me kontinentin: Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik. Sfida gjermane ndaj rendit europian, që në atë kohë do të thoshte botëror, e çoi këtë të fundit në rënie. Fundi i perandorive europiane nuk qe tragjedi, por rënia pasuese e besimit në qytetërimin europian po. Megjithatë, as kjo katastrofë nuk mjaftoi për të fshirë një realitet: Gjermania ishte tepër e fortë për fqinjët e saj. në periudhën e pasluftës u konceptuan instrumenta të ndryshëm për ta menaxhuar këtë të dhënë faktike, e pranuar në të njëjtën mënyrë nga europianë, amerikane e sovjetikë si sfida thelbësore e epokës. Pasuan denazifikimi dhe tribunalët e luftës, që evidentuan fajet gjermane para syve të vetë gjermanëve në mënyrë shumë më efikase se proceset e 1919. Pasoi NATO, që duke qenë e ndërtuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar mundësoi të krijohej ushtria për të cilën Perëndimi kishte nevojë. Se fundi, Komuniteti Europian i Qymyrit dhe i Çelikut (CECA) dhe Traktati i Romës i vitit 1957: pavarësisht se rrezikohet që të ekzagjerohet rëndësia e iniciativave të nisura vetëm më 1951, bëhej fjalë për komplemente ekonomike ndaj detyrë së Aleancës Atlantike për ta frenuar Gjermaninë në aspektin ushtarak. Por instrumentat që vërtet kishin vlerë qenë më të thjeshtë e më brutalë. Ai më i thjeshti ishte ndarja e Gjermanisë në dy shtete. Përtej fiksioneve të eduktuara të Ostpolitikës, vetëm njëra prej dy Gjermanive mund të konsiderohet legjitime. Dhe për t’u konsideruar e tillë duhej të siguronte njohje dhe aleatë, përpjekje që i inkurajoi gjermanët në të dyja anët e Murit për të luajtur rolin e fuqisë paqësore. Për autoritaren Gjermani Lindore bëhej fjalë vetëm për një maskë, ama si sovjetikët, ashtu edhe amerikanët vendosën limite të qarta ndaj çfarëdo revanshizmi gjermanolindor. Kurse instrumenti më brutal ishte akoma edhe më i thjeshtë: frika. Frika se mos shihej Ushtria e Kuqe të replikonte atë çka kishte bërë në Gjermaninë Lindore më 1945. Dhe frika se mos amerikanët e braktisnin Republikën Federale në rast se nuk sillej mirë, duke e lënë në mëshirën e fatit të saj.

Origjina e problemit të sotëm gjerman të Amerikës – dhe Europës – vërtitet rreth një konsiderate: të gjithë instrumentat e menduar për ta përmbajtur Gjermaninë kanë rënë, janë zbehur apo janë bërë vektorë të fuqisë gjermane. Gjermani ka një të vetme, jo më dy. Pavarësisht sulmeve të përsëritura në Çeçeni, Gjeorgji dhe Ukrainë, frika e rusëve është çngjyrosur dhe çngjyrosja çon në uljen e vigjilencës, jo në rezistencë. Ndjenja e fajita për luftën vazhdon të rezistojë, por pavarësisht se shkurajon ushtrimin e papërgjegjshëm të fuqisë gjermane, nuk ofron asnjë udhëzim për një përdorim të përgjegjshëm të saj. Edhe NATO vazhdon të ekzistojë, megjithëse me vështirësi, por në Gjermani, pa një frikë të perceptueshme të Rusisë, mbështetet mbi themele të brishta – terrori është në fakt autentik në vendet balltike e në Poloni. Pastaj është edhe Bashkimi Europian, i themeluar për të frenuar fuqinë gjermane dhe është bërë mjeti parësor nëpërmjet të cilit ushtrohet komponenti ekonomik i saj – këtu po në mënyrë të papërgjegjshme. Kështu që kishte të drejtë Margaret Thatcher kur preokupohej në vitin 1990 se një Gjermanie të bashkuar nuk do ta zinte gjatë vendi. E vërtetë, Republikës Federale i është dashur shumë kohë për të mos ecur mirë dhe në ato ditë të lavdishme frikërat e Kryeministres britanike dukeshin vërtet qesharake. Në realitet që largpamëse dhe parashikuese. Kështu që është e gabuar të supozohet se problemi i Amerikës me Gjermaninë është frut i veprimit apo i gabimeve të administratës aktuale amerikane apo i atyre të mëparshme. Origjina e çështje zbret shumë më thellë. Janë pasqyrim i një problem thelbësor gjeopolitik: një vend i madh, i mirëqeverisur dhe paqësor dominon një copë të rendit botëror të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, por i mungon vullneti apo aftësia për ta dominuar botën në mënyrë efikase apo t’u bëjë të pranueshëm të tjerëve dominimin e tij inefiçent.

Është e vështirë të vlerësohet sesi publiku më i gjerë amerikan percepton Gjermaninë. Gjermano – amerikanët, të cilëve autori u përket, as nuk përbëjnë ndonjë grup etnik, as njihen sit ë tillë dhe kështu që Republika Federale nuk disponon një klasë autoktone lobistësh në Uashington. Sondazhet, si ato të kryera nga Gallup, sugjerojnë se Gjermania vendoset në mentalitetin amerikan në vendin që i takon: shumë më poshtë se Kanadaja e Mbretëria e Bashkuar dhe pakashumë baraz me Francën dhe Japoninë. Kur amerikanët mendojnë për Gjermaninë, mendja u shkon menjëherë tek Lufta e Dytë Botërore, pikërisht ashtu siç shfaqet kujtimi i Pearl Harbor sapo përmendet Japonia. Por pesha e kësaj kujtese nuk i karakterizon aspak lidhjet e shumta jozyrtare me Republikën Federale, ashtu si prania e memorialit të konfliktit të dytë botëror përgjatë Mall-it të Uashingtonit nuk i pengon amerikanët që të gëzojnë homazhin japonez të qershive aty në krah. Opinion publik gjerman dhe ai amerikan tentojnë që ta mendojnë në të njëjtën mënyrë lidhur me argumenta të ndryshëm. Megjithatë, thuajse ¾ e qytetarëve gjermanikë preferojnë një politikë të jashtme të pavarur nga ajo e Amerikës më shumë sesa t’i qëndrojnë agër si në të kaluarën, ndërsa një përqindje praktikisht identike e personave të intervistuar në Shtetet e Bashkuara konsiderojnë se Berlini është mirë aty ku është.

Gjithsesi, nuk ka dyshim se në mjediset zyrtare – jo vetëm në administratë – simpatia kundrejt Gjermanisë është sot më e ulët nga sa qe gjatë Luftës së Ftohtë. Qysh në vitet ’90 nisën të shfaqen tensione, të shkaktuara nga fundi i konfrontimit me Bashkimin Sovjetik dhe nga dalja e Gjermanisë së bashkuar në rang fuqie, sidomos mbi mënyrën sesi u soll gjatë luftërave ballkanike. Pak kohë më pas, fushata e NATO-s në Kosovë – ku Berlini dha kontributin e tretë më të madh në termat e trupave – u duk se premtoi që Republika Federale do të ndërmerrte një rrugëtim pranimi më të madh të nevojës për ta ushtruar pushtetin në mënyrë të përgjegjshme. Natyrisht, nuk zgjati shumë. Performanca ushtarake gjermane në Afganistan ka lënë shumë për të dëshiruar dhe përplasja përpara fillimit të luftës në Irak, që e bëri Berlinin të qëndronte jashtë, u pa nga shumë amerikanë si një tradhëti e poshtër, që duke përçarë NATO-n eliminoi shpresën e fundit që Saddam Hussein ta linte vullnetarisht pushtetin. Fakti që më 2002 Gerhard Schröder ka bërë një fushatë, me sukses, me një mesazh dukshëm antiamerikan dhe që, sapo ka përfunduar Kancelariatin, ka shkuar të drejtojë kompaninë kryesore petrolifere ruse, është parë si provë e mjaftueshme që Gjermania u zbaton Shteteve të Bashkuara standarde shumë më të lartë se ato që i rezervon vetvetes. Sikur një President amerikan të ishte sjellë si Schröder, në Berlin nuk do të linin kurrë rast pa ua kujtuar amerikanëve.

Në rastin e luftës ndaj Irakut, Gjermania i zhgënjeu shpresat e ngjallura nga ndërhyrja në Kosovë. Nuk po rritej si fuqi e përgjegjshme. Në ndërkohë po braktiste pushtetin ushtarak për t’u përqëndruar mbi atë ekonomik, teksa absorbonte me më shumë se disa vështirësi Gjermaninë Lindore, adoptonte euron dhe vinte në praktikë reformat e lavdërueshme të punës e Gerhard Schröder. Emblematik qe refuzimi për t’ju bashkuar fushatës së NATO-s në Libi më 2011, e nxitur nga Franca dhe Mbretëria e Bashkuar: edhe kur drejtonin koalicionin qenë partnerët europianë të tij dhe jo Shtetet e Bashkuara, Berlini demonstrohej ngurrues në përdorimin e forcës. Kështu, problem nuk ishte George W. Bush, por vetë Gjermania. Të gjitha këto tensione mund të duken si gjë e vjetër dhe, në thelb, janë të tilla. Ama i kanë rrënjët në të njëjtat ekuilibra themelorë që i japin sot trup çështjes gjermane. Sigurisht që Uashingtoni do të ishte shumë larg nga realiteti nëse do ta quante Gjermaninë një aleat armik apo deri një aleat fals, por nuk është aspak e padrejtë nëse do ta paraqiste si një aleat jashtëzakonisht problematik, i karakterizuar nga një raport gjithnjë e më shumë kompetitiv me Shtetet e Bashkuara. Natyrisht, kompetitiviteti është realitet i pashmangshëm në marrëdhëniet ndërkonbëtare dhe midis aleatëve mund të jetë i frutshëm për të dy. Por është gjithnjë e më pak rasti i marrëdhënies midis Amerikës dhe Gjermanisë. Jo sepse e para është në të drejtë dhe e dyta e ka gabim, por sepse edhe kur kjo e fundit është në të të drejtë, është një një mënyrë që demonstron refuzimin për të pranuar efektet anësore e dominimit të vet. Siç thekson kolegu im James Carafano, «Trump mund edhe të fillojë të sillet neës si Obama, ama ajo që e gërryen Europën është gjithmonë aty. Europianët do të gjenin thjesht një pretekst tjetër për të akuzuar të tjerët për mungesën e lidershipit autentik transatlantik». Nga momenti që në zemër të Europës është Gjermania, mungesa e lidershipit është në thelb një çështje gjermane.

Postet në lojë midis Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë kanë të bëjnë me paranë dhe me sigurinë. Por përthyhen nëpërmjet prizmit të Bashkimit Europian, vektorit nëpërmjet të cilin shprehet apo fshihet fuqia gjermane. Vërtet, sikur Bashkimi Europian të mos ekzistonte, ka mundësi që forca e Republikës Federale në Europë do të ishte deri edhe më e madhe. Por pushteti i ushtruar nëpërmjet Brukselit, bankat apo këshillat administrativë, gjithmonë pushtet është. Dhe, siç demonstrohet nga menaxhimi i krizës migratore të 2015 nga ana e Angela Merkel, Bashkimi Europian nuk i vendos kufij unilateralizmit të Gjermanië që vetë Gjermania të mos mund t’i injorojë. Një prej burimeve kryesore të tensionit midis Berlinit dhe Uashingtonit është sufiçiti tregtar gjerman ose, më saktësisht, deficit amerikan. Shembulli është i dobishëm sepse është rasti më flagrant më të cilin Shtetet e Bashkuara – dhe Presidenti Trump – janë krejtësisht gabim. Nuk ka asnjë arsye strategjike për të cilën Amerika duhet patjetër të eksportojë më shumë sesa të importojë nga çdo vend në botë, përkundrazi. Për më tepër, dizekuilibri në favor të Gjermanisë pasqyron natyrën e saj prej prodhuesi tejet efikas të shumë mallrave që i gjithë planeti, përfshi Gjermaninë, dëshiron t’i posedojë. Nuk ka asnjë motiv për të menduar se Berlini e manipulon qëllimisht euron për të ushqyer sufiçitin tregtar. Nga ana tjetër, strategjia e saj ekonomike mbështetet mbi eksportimet, bile mbi eksportime të ndihmuara nga një valutë sigurisht më konveniente nga sa nuk ishte dojçmarka, pasi përfshi breshkat e kalibrit të Greqisë, Italisë dhe Francës. Nuk është manipulim: është simptomë e disekuilibrit strukturor të monedhës së përbashkët.

Problem themelor i pozicionit gjerman është se euro dëshiron të jetë një valutë e rëndësishme ndërkombëtare, të huajt duhet të mund ta përdorin. Dhe që ta përdorin, duhet më parë ta posedojnë. Por përtej operacioneve ekzotike bankare, ka vetëm dy mënyra për të blerë euro: një sufiçit tregtar ndaj eurozonës apo pranimi i bamirësisë nga gjermanët. Në keqësimin e pozicionit të Berlinit ndërhyjnë disekuilibrat që krijon monedha brenda vetë Bashkimit Europian, me vende si Italia të shtyra sistematikisht jashtë tregut gjerman dhe të detyruara që të adoptojnë politika deflacioniste, në thelb të pranojnë përqindje më të larta papunësie. Sikur Shtetet e Bashkuara të ishin të arsyeshëm, do të pushonin sa t’i mëshon aq shumë deficitit tregtar dhe ta nxisnin Gjermaninë që të stimulonte konsumet e brendshme, domethënë importimet nga vetë Europa dhe nga vetë Amerika Veriore. Teorikisht do të ishte në interesin e të dyja vendeve dhe të gjithë Kontinentit të Vjetër. Në fund të fundit, Uashingtoni zbatoi Planin Marshall dhe mbështeti General Agreement on Tariffs and Trade (GATT) për t’u dhënë europianoperëndimorëve dollar me të cilin të bënin tregti dhe një treg ku ta bënin atë, atë amerikan. Gjermanët janë deri shumë familjarë me instrumentin retorik për të kërkuar se ku ka përfunduar Amerika e pasluftës që njihnin. Në rast se janë kaq të dashuruar pas këtij shembulli, atëhere duhet ta imitojnë. Kurse me këtë sufiçit të madh tregtar po bëjnë pikërisht të kundërtën. Ashtu si Shtetet e Bashkuara pas vitit 1945, Gjermania është një fuqi financiare dhe tregtare, por, në ndryshim prej tyre, jo e përgjegjëshme. As komandon, as siguron besnikëri.

Objekti i dytë për t’u kontestuar midis Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë është siguria. Në dukje, rastet e përplasjes janë jashtëzakonisht të ndryshme: shkojnë nga mosgadishmëria në ruajtjen e impenjimeve të marra në kuadër të NATO-s lidhur me shpenzimet ushtarake tek presioni amerikan për ta mbajtur kompaninë kineze Huawei jashtë nga rrjeti mobil 5G; nga dyfishimi i gazsjellësit Nord Stream me Rusinë tek refuzimi i politikës së Trump kundrejt Iranit, deri sa arrihet tek propozimi francez, që ka siguruar shumë konsensuse në Gjermani, për të krijuar një ushtri formale europiane. Në realitet, janë të gjitha manifestime të të njëjtit faktor, i karakterizueshëm si një formë imperializmi mbrojtës europian. Me këtë shprehje përshkruhet normalisht fundi kaotik i shekullit të XIX, në të cilin shtetet europiane pushtuan territore jo sepse qenë të dëshirueshme, por prej frikës se mos një fuqi tjetër perandorake mund ta bënte përpara tyre. I njëjti arsyetim i zbatohet sot Bashkimit Europian. Politikat e tij të sigurisë janë pa përjashtim një reagum europian dhe sidomos gjerman ndaj ndjesisë e mosndodhjes në anën e gabuar të historisë. Nga kjo buron edhe nevoja për të mbrojtur kuotat e eksportit nga rivalët në ngjitje dhe nga siguria grabitqare amerikane. Kjo bindje e fundit është në zemrën e dëshirës së Brukeslit për institucione të reja sigurie europiane, një mënyrë për t’ju hequr pushtete dhe kapacitete vendve si Polonia që besojnë në aleancën me Shtetet e Bashkuara dhe në NATO. Me fjalë të tjera, janë një mekanizëm për t’i nënshtruar më tej shtetet kombëtare europiane. Kështu që janë jashtëzakonisht të rrezikshme. Shumë prej rasteve ku gjermanë dhe amerikanë ndeshen për tema teorikisht sigurie janë në realitet gjithmonë një manifestim i vizionit të botës merkantiliste dhe korporativiste të Republikës Federale. Në funksion të të cilit duhet blerë gaz natyror nga Rusia dhe naftë nga Irani pasi pa blerë nuk mund të shesësh. Berlini është ngurrues që t’ia përplasë derën në fytyrë Huawei pasi mund të ketë pasoja për kompanitë gjermanë që eksportojnë në Kinë. Dënon qëndrimin e Trump ndaj Teheranit pasi mbyll tregjet dhe mund të prodhojë sulme të reja terroriste iraniane në Europë apo flukse të reja migratore nga Lindja e Mesme. Edhe politika ndaj Rusisë është ambivalente, pasi e pranon që pushtimi i Ukrainës është i papranueshëm, por e balancon këtë me ngurrimin për ta sfiduar seriozisht Moskën.

Për hir të së vërtetës, vizioni gjerman për Kinë është ashpërsuar gjatë këtyre muajve dhe kompanitë gjermane janë gjithnjë e më shumë të vetëdijshme për faktin se raporti me Republikën Popullore është shumë shpesh rrugë me një kalim. Mund të duket si fitore për Shtetet e Bashkuara po nuk do të jetë pasi çdo institucion tregtar apo financiar që Bashkimi Europian mund të miratojë për të mbizotëruar ndaj Pekinit do të përdoret edhe kundër Uashingtonit. Siç e ka thënë kohët e fundit Peter Altmaier, Ministri i Ekonomisë: «Strategjia e re industrial konsiston tek mbijetesa në një botë kompetitive gjithnjë e më shumë e ndarë në tri blloqe ekonomike – Europë, Azi dhe Shtetet e Bashkuara – në të cilën Gjermania rrezikon që të katandiset në rolin e vëzhguesit pasiv dhe të bëhet një laborator i të tjerëve». Është e qartë se Gjermania ka vendosur që të mos ketë më nevojë për asistencën amerikane. Ky është aspekti më preokupues i tensioneve bilaterale lidhur me sigurinë. Kjo duket qartazi si në entuziazmin për një ushtri europiane, ashtu edhe në refuzimin gjerman edhe për t’u shtrirur se një ditë do t’i përmbushë të gjitha detyrimet e saj ndaj NATO-s. ama bëhet fjalë për një çmenduri, për një bindje që shtyn velat e amerikanëve kritikë ndaj Aleancës Atlantike, duke e dobësuar më tej këtë të fundit. Zemra e problemit qëndron në faktin se Gjermania tani është aq e respektueshme sa të jetë krejtësisht jo e gatshme që të përdorë çdo lloj përdorimi të forcës. Për pasojë, mendon se mënyra më e mirë për të shmangur që të thirret ta bëjë është të realizojë atë që konkretisht është ekuivalent me një çarmatim unilateral. Pra, entuziazmi i saj për një ushtri të Bashkimit Europian nuk është një përpjekje e sinqertë për të forcuar mbrojtjet europiane. Është një mënyrë për t’ua imponuar preferencat e saj pacifiste anëtarëve të tjerë kontinentalë të NATO-s apo maksimumi që t’i detyrojë të blejnë armatime nga industria gjermane në emër të solidaritetit europian. Mbi të gjithë, është shprehje e bindjes së mbrojtja është një mënyrë për të mos krijuar siguri, por për të arritur objektiva politikë. Për këto motive, Berlini e shesh ushtrinë europiane si instrument retorik për t’u rezistuar Shteteve të Bashkuara. Siç e thekson liderja e CDU-së Annegret Kramp – Karrenbauer, është një iniciativë që ka kuptim, «për të mos qenë topi me të cilin luajnë Rusia, Kina dhe Shtetet e Bashkuara».

Është deri tepër e lehtë të rekomandosh se çfarë veprimesh duhet të ndërmarrë Gjermania. Thelbi i rrugëtimit korrekt qëndron në faktin se Republika Federale është një fuqi e madhe e demokratike dhe si e tillë duhet të sillet, domethënë duke u pajisur me politika ekonomike dhe të sigurisë jo të ngritura mbi egoizmin unilateral. Por nuk ekziston as edhe mundësia minimale që Berlini të adoptojë politika të kësaj natyre. Kështu që ekziston një divergjencë e pandreqshme midis interesave amerikane dhe atyre gjermane, që do të njohë ulje ngritje në alternimin e qeverive respektive, por që do të rezistojë në kohë dhe, me kalimin e saj, ka mundësi që do të përkeqësohet. Ironia e pozicionit gjerman është se kanë kaluar saktësisht 100 vjet nga kur Gjermania ishte e fuqishme si sot. Megjithatë, Berlini qëndron në mbrojtje, deri tejet i gatshëm që të japë të sigurtë më të keqen për Shtetet e Bashkuara e më të mirën për Iranin dhe është deri shumë i prirur që të fshikullojë aleatin e tij më të rëndësishëm nga lartësia e superioritetit moral të tij. Do të dukej sikur Bashkimi Europian, me Gjermaninë në qendër, po kërkon që të rindërtojë një rend europian. Por qëndrimi mbrojtës është simptomë se ndjenja mbizotëruese në Republikën Federale nuk është besimi, por humbja e këtij të fundit. Besimi është zhdukur me rendin e vjetës. Nuk do të risillet në jetë nga çrregullimi i ri që po krijojnë politikat gjermane.

(Theodore R. Bromund është Senior Research Fellow për marrëdhëniet anglo – amerikane në Margaret Thatcher Center for Freedom të Heritage Foundation)

Përgatiti:

ARMIN TIRANA / bota.al

SHKARKO APP