Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 05:38 Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz Disa foto nga protesta e djeshme po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Sami Repishti iku, la pas një monument!

Sami Repishti iku, la pas një monument!

Forum
E mërkurë, 27 Nëntor 2024 20:36
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Agron Gjekmarkaj-

Sa keq që ka ndërruar jetë Sami Repishti! Si një zë nga qielli shfaqej ai në Botën Shqiptare, herë pas here, kur urtia e tij përkufizohej si shpresë! Diku në faqet e para të librit “Nën hijen e Rozafës”, Repishti na rrëfen se si teksa mësuesi i historisë u fliste studentëve për Gjergj Kastriotin –Skënderbeun, një shok klase ofshan e plot pafajni thotë: “Sa keq që ka vdekë Skënderbeu!”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 21 orësh
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

Një keqardhje e tillë duket e shoqëron qysh në vogli edhe Sami Repishtin, sepse i vetëdijshëm Skënderbeu është për të “mbinjeriu” shqiptar që ndryshon rrjedhat e historisë! Kjo ofshamë duhet ti dalë sot çdo shqiptari që e ka shijen e kulturës, të lirisë, të dinjitetit njerzor, të një shoqërie pa dhunë e padrejtësi, apo atë sublimitetit të Atdheut!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sami Repishti një nder intelektualët më të medhenj shqiptar futur në mes të dy shekujve, sot ndërroi jetë! Gjithë jetën e tij ja kushtoi dinjitetit njerzor, lirisë individuale e shoqërore! Shqiptar rracet e shkodran sojit, shkrimtar, disident, i burgosur politik, filozof, profesor në Amerikë, veprimtar pranë administratave të ndryshme të SHBA-ve, kohë e gjitha e shpenzuar për Shqiperinë e Kosovën, në konflikt të pareshtur me tiraninë komuniste e shtypjen nacionale!

I formuar në perëndim, për 10 vjet i burgosur pas perdes së hekurt! I arratisur si në legjenda mbërrin në vendin e lirive! Mundësinë personale e kthen në përspektivë shqiptare! Bashkëkohës e mik i të mëdhenjëve, Koliqi, Camaj dhe Pipa, i madh sa ata!

Ideolog i identitetit europian të shqiptarve, po kaq i mendësisë dhe standardeve demokratike!

‘’Gjithë rininë e kam kaluar në vendin tim të lindjes, Shqipëria, ku kam parë tërë skenat çnjerëzore të tmerrit fashist të Luftës së Dytë Botërore. I ri, pjesëmarrës i Rezistencës, u ndodha më 1945 përballë një ideologjie totalitare dhe një qeverie që e quanin ‘’pushteti i popullit’’. Realiteti që përjetova dërrmoi tërë shpresat e mija, dhe me vullnetin për t’i qëndruar besnik vetvetes, iu kundërvura rendit të ri të vendosur. Më quajtën ‘’rebel’’. E pranova  këtë cilësim dhe krejt pasojat që rrodhën; dhjetë vjet tortura, burg, kamp përqendrimi dhe punë të detyruar. Më 1959 kalova me armë kufirin …Zhvlerësimi njerëzor i organizuar nga komunistët në kampet e përqendrimit të Shqipërisë poshtëroi të burgosur në numër të madh; shumë u vranë, u vetëvranë, me mënyra nga më të llahtarshmet… Të jetosh në një kamp përqendrimi është vetë ferri. Të përballosh torturën, të sotmen e të nesërmen, ta përballosh atë çdo ditë që pason dhe këtë për dhjetë vjet më radhë, është një agoni shumë më e thellë se ajo e vdekjes’’! Kjo pjesë autobiografike gjindet tek “Dialektika e rendit dhe e rebelimit’’, tek Andre Malraux”, një kryvepër e llojit në sociologji e filozofi!

Në paqe mes Islamit dhe Krishtërimit, i fisëm në qëndrime, i paepur në bindje, magjepës në vepra të shkruara e të folura, ndikues i madh atje ku çdo njëri prej nesh ndihet i vogël, pranë Presidenteve të SHBA-së apo në katedrat historike të qytetërimit perëndimor, sot shkoi në amshim, një nga Ata që i lind rrallë shoqi!

Iku dhe la një monument të shqiptarit që mblodhi në vete valencat e historisë, e ka shqisat e modernitetit, la monumentin e intelektualit të kalibrit, atë të klerikut të lirisë e dinjitetit në përballje me tiraninë, të patriotit që e do vendin e tij edhe kur ai të vret!  Iku Gega i fundit madhështor!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz
Para 47 minutash

Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz

28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës në Tiranë
Para 1 ore

28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës në Tiranë

Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve
Para 1 ore

Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 9 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 9 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 9 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 12 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 11 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.