Produktet bujqësore nuk po gjejnë tregun

Nga Gentian Çala –
Pogradeci është shquar për varietetet e rrushit prej shumë viteve, por bujqit e zonaës po ankohen për mungesën e tregut. Përveç shpenzimeve që shkojnë rreth 20000-30000 lekë për dynym, pa përfshirë krahun e punës, tashmë rrushi duket se do tu kalbet nëpër arka, duke mos arritur që të kompensojnë as shpenzimet e bëra. Qeverisja jo vetëm që nuk i ka ndihmuar bujqit, por situata e tyre duket se po përkeqësohet nga mungesa e shitjes së produkteve. Vetëm në Bashkinë tonë janë qindra hektarë të mbjella me vreshta.
LSI dhe Opozita e Bashkuar kanë një plan të qartë ndihme për bujqit jo vetëm për subvencionimin e prodhimit, por edhe për krijimin e lehtësirave për shitjen e produkteve bujqësore.
Ndryshimi politik do të sjellë ndryshimin e qasjes ndaj fshatit, bujqësisë dhe blegtorisë.

SHKARKO APP