Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 10:18 Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka informuar sot lidhur me gjendjen e personave të lënduar gjatë protestës së djeshme. Sipas të dhënave paraprake…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Profil për Johannes Hahn, monumentin e Bashkimit Evropian

Forum E martë, 7 Shtator 2021 23:52
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Berat Buzhala –
Ai çdo mëngjes kur zgjohet, bëhet gati, vë kollaren, parfumoset, merr çantën me dokumente të shumta, përqafon më të dashurit e tij, nëse i ka, dhe niset për në vendin e tij të punës për të ushtruar terrorin e zakonshëm psikologjik ndaj miliona banorëve të shteteve që shpresojnë që një ditë të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian. Ky është një profil për monumentin e burokracisë evropiane, komisionerin për zgjerim, Johannes Hahn.
Më kapluan një palë djersë të ftohta kur e lexova një deklaratë të Johannes Hahn, komisionerit për zgjerim të BE’së, se si Kosova dhe Serbia paskan bërë progres në arritjen e një marrëveshje finale. Ai paska thënë se marrëveshja duhet të punohet nga të dy liderët e të dyja shteteve, pra Thaçi dhe Vuçiç. Pas djersëve më erdhi një si mundim.

U futa në Google që ta kërkoja një fotografi të Hahn që të postoja një status në FB për të, kur çfarë të shoh, i gjithë ekrani m’u mbush me fotografi gjelash të ndryshëm. E kuptova që Hahn, në gjermanisht, i thuhej gjelit. Qenka edhe eufemizëm për burrat seksualisht aktiv. Në rastin e z. Hahn ky eufemizëm është deri diku i saktë, edhe pse nuk e di nëse ka ndonjë terminologji për dikë që bën seks aktivisht me shtete. Pastaj vendosa që në vend të një postimi në FB, ta shkruaj një portret të atij që unë e konsideroj monumentin kryesor të byrokracisë evropiane. Të atij që unë e konsideroj si sëmundjen kryesore të Bashkimit Evropian. Jo të atij personalisht – edhe pse PO edhe atij personalisht – por të atij si fenomen.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

Më duhet ta them hapur, se nëse dikush më bën ta urrejë deri në neveri Bashkimin Evropianm, atëherë numër 1 në toplistë është Johannes Hahn, shumë afër tij, në vendin e dytë, me fotofinish, është shefica e tij Federica Mogherini. Ta zëmë, për dallim prej tyre Jean Claude Junker më duket karakter interesant, përkundër, siç thuhet, dëshirës së tij për të pirë ndonjë gotë më shumë se sa duhet.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Hahn mund të jetë një njeri shumë i mirë, një familjar shembullor, mirëpo në sytë e mi, në mendjen time, në librat e mi, ai vazhdimisht ka qenë lloj i byrokratit, për të cilët Franc Kafka ka shkruar këtu e 100 vite më herët. Një byrokrat që punë dhe angazhim të tij ditor, dhe primar, e ka që të tjerëve t’ua nxi jetën me përgjigje qesharakisht ambiguoze.

Ai çdo mëngjes kur zgjohet, bëhet gati, vë kollaren, parfumoset, merr çantën, përqafon më të dashurit e tij, nëse i ka, dhe niset për në vendin e tij të punës për të ushtruar terrorin e zakonshëm psikologjik ndaj miliona banorëve të shteteve që shpresojnë që një ditë të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian, por që për çdo ditë Hahn i përkujton ata se sa e vështirë është një gjë e tillë.

Çfarë punë e mërzitshme, dhe e poshtër, duhet të jetë kjo, ani pse nuk jam shumë i sigurt që ai e konsideron të tillë. Hahn më duket i realizuar në rolin e tij. Mënyra se si i kumton lajmet negative është e admirueshme, edhe pse më shumë se sa të kumtojë lajme negative ai duket i obsesionuar të transmetojë lajme të pakuptueshme, saktësisht të tilla çfarë i kumtonin Jozef K’së, derisa sillej e pështillej nëpër korridore të komplikuara të gjykatave dhe policisë.

“Ju keni arrit progres të jashtëzakonshëm, por të pamjaftushëm”.

“Kosova është shumë afër Bashkimit Evropian, por mundësia për t’u bërë pjesë e BE’së është minimale”.

“Kosova është shumë afër liberalizimit të vizave, por për këtë duhet edhe shumë kohë”.

“Pesë vendet që nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës nuk janë pengesë për integrimin e Kosovës në BE, por pa votat e tyre gjërat nuk mund të lëvizin”.

Të gjitha këto më ranë ndërmend, kur e lexova deklaratën e tij optimiste për progresin që po bëhet për arritjen e marrëveshjes finale Kosovë – Serbi. U shokova nga gëzimi. Thash, kjo duhet të jetë prej atyre rasteve të rralla kur e shoh z. Hahn të kënaqur me progresin. Mirëpo ironia është që ai është optimist, kur të gjithë ne të tjerët jemi pesimistë.

Si është e mundur kjo? Kjo është fantastike. Z. Hahn është optimist për progres për një marrëveshje, për të cilën askush nuk di asgjë.

Ai është optimist për një marrëveshje që thuhet që ka mundësi të përfshijë këmbime të territoreve, të cilën e kundërshton i gjithë populli i Kosovës, kurse deri dje shqetësohej dhe ishte i brengosur kur dikush fliste negativisht për ndonjë fjalë të tepërt në marrëveshjen e Prillit të vitit 2013. Nëse dikush thoshte që ajo marrëveshje ishte e dëmshme për Kosovën, Hahn mërzitej shumë, sepse sipas tij kjo e cenonte qetësinë në Ballkan. Kurse tash kur përmenden kufijtë, këmbimet e territoreve, ai thotë se këto janë lëvizje optimiste. Në këtë moment qeshet fytyra e tij jokarizmatike. Kjo është fantastike. Është e mrekullueshme. Kjo e përshkruan më së miri këtë byrokrat gjakftohtë, ndoshta edhe cinik.

Që pesë vjet, sa herë që bëhej ndonjë progres në dialog, arrihej ndonjë marrëveshje, bëhej ndonjë gjë, ndonjë përpjekje e mundimshme, z. Hahn thoshte që kjo nuk mjafton, i ngrinte vetullat me skepticizëm, i rrudhte buzët i brengosur, bënte mimika të fytyrës që ma dridhnin zemrën. Tash, kur ne të gjithë po shastisemi në panik nga planet për lëvizje kufijsh, z. Hahn shpreh optimizëm. Çfarë është ky njeri kështu? E shqetësojnë nenet në statut të asociacionit, kurse e bëjnë të lumtur idetë për zhvendosje kufijsh?

Ky lloj i byrokratit zvarritët, bën drama, e vë në fytyrë një çehre të rëndë, lëshon pasthirrma, vesh petkun e personit të rëndësishëm, sa që flitet për çështje teknike dhe administrative. Sa më i vogël problemi, aq më e madhe drama. Kurse tash, kur po përmendet edhe lufta e mundshme në çdo të dytën intervistë, ai thotë që po bëhet progres.

Prandaj, jorastësisht entiteti më ekonominë më të fuqishme në botë, Bashkimi Evropian, në politikë të jashtme është më pak relevant, ndoshta edhe se sa Turqia. Kur z. Hahn dhe Mogherini janë violinat e para të Bashkimit Evropian, autokratë dhe diktatorë, qoftë brenda, qoftë jashtë BE’së, hedhin valle. Për racën e politikanëve si Putin, Erdogan, Orban, Mogherini dhe Hahn janë salmon i tymosur për mëngjes. Pa pikën e karizmës dhe lidershipit.

Unë veç kur e shoh zotin Hahn dhe zonjën Mogherini, e arsyetoj deri në njëfarë mase largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian.

Nëse ndonjëherë dikush në Bashkim Evropian dëshiron që byrokratit të panjohur t’ia ngris një përmendore, atëherë padyshim që ajo duhet të jetë në përngjasim më Johannes Hahnin.

Gazeta “Exspress”

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy
Para 24 minutash

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy

A mbahen në burg Meta dhe Veliaj si “koka turku” për në Bashkimin Europian?!
Para 34 minutash

A mbahen në burg Meta dhe Veliaj si “koka turku” për në Bashkimin Europian?!

Studentët sot protestë, ora 14.00
Para 1 ore

Studentët sot protestë, ora 14.00

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin
Para 1 ore

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 13 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 16 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 13 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 15 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.