Propaganda bajate e cinike me numrin e të shëruarëve!?

Nga Kastriot Islami-

Lajmi se mbi 92 qytetarë nga 100 te infektuar në të gjithë vëndet e Ballkanit janë shëruar përbën një lajm shumë të mirë që sjell optimizëm, që motivon qytetarët e rajonit më të varfër e problematicktë Europës. Ky lajm është motivues vecarërisht për personelin mjeksor i cili duhet falenderuar e përshëndetur për sakrificat heorike, po të kemi parasysh kushtet shumë të vështira, pa mjete mbrojtëse, pa paisje e medikamente të mjaftueshme për ti shërbyer pacientëve të sëmurë. Ku lajm i mirë ngja optimizëm edhe te shumcia e qytetarëve që kërkojnë të dinë se cfarë po ndodh e do të ndodhë, e vecanërisht që duan të mësojnë se kur do të mbyllet kjo histori dramatike… Por vetëm kaq… dhe për këtë fakt duhet të lumtorohen të gjithë qytetarët, ndërkohë që qeveria e vecanërisht Edi Rama nuk kanë asnjë meritë për këtë shifër…!

Konkretisht, Shqipëria duhet të gëzohet se nga 100 të infektuar me COVID rezultojnë 92 të shëruar, dhe vetëm 6 të vdekur e 2 qytetarë në gjëndje të rëndë që po trajtohen në reanimacion dhe me siguri të gjithë urojnë që edhe ato të shërohen.

Ndërkohë propaganda qeveritare, bajate e neveritëse, e deri e pështirë e revoltuese që kërkon ti mbushë mëndjen shqiptarëve duke i shpërlarë trurin se qeveria shqiptare është “kampione” për numrin e të shëruarëve nga COVID-19 është një mashtrim i trashë dhe mediokër. Një gënjështër e madhe që askush nuk mund ta hajë. Aq më tepër në një vend që klasifikohet i fundit në Europë me numrin të të ulët të shtretërve dhe personelti shëndetsor për 1000 banorë.

Si është e vërteta? Dhe këtë të vërtetë duhet ta dinë edhe ata që mbështesin qeverinë edhe ata që janë në opozitë me qeverinë. Kjo është një e vërtetë e dalë nga statistikat..

Ekspertët sqarojnë se nga 100 të infektuar që janë identifikuar pozitivë me COVID-19, disa kanë vdekur, disa janë ende në “gjëndje serioze” të shtruar në reaminacion, disa janë “shëruar” sepse janë mjekuar në spital dhe disa janë shëruar duke qëndruar në shtëpi, duke e kaluar lehëtsisht këtë “grip”…

Pra të gjithë ata që kanë rezultuar pozitivë, të shëruar janë edhe ata që kanë kaluar nga spitali edhe ata që e kanë kaluar gripin në shtëpi, thënë ndryshe numri total i të shëruarëve është i barabartë me numrin e të shëruarëve në spital plus numrin e të shëruarëve që kanë qëndruar në shtëpi. Pikërisht këtu spekullon Edi Rama duke deklaruar si të shëruar vetëm ato që kanë kaluar nga spitall ndërkohë që askush nuk është në gjëndje të hetojë e verifikojë sa nga këta janë shëruar vetë duke marrë mjekim në shtëpi dhe sa janë shëruar duke marrë mjekim në spital. I rëndësishëm është numri total i të shëruarëve dhe duke ju referuar kësaj shifre i hiqet mundësia e spekullimit Edi Ramës dhe të tjerëve për të bërë propagandë me këtë statistikë…

Po ti referohemi numrit total të të shëruarëve për 100 të infektuar, rezulton se Shqipëria së bashku me Serbinë gjënden në vëndin e fundit në Ballkan (shiko grafikun) me 92 të shëruar nga 100 të infektuar. Numri më të lartë të të shëruarëve për 100 të infektuar, prej 97 e ka Mali Zi.

Ndërkohë që Shqipëria është në vëndin e fundit përsa I përket numrit të të vdekurëve ëpr 100 të infektuar me 7 të vdekur për 100 të infektuar. Ndërkohë që këtë shifër e kanë më të ulët Mali I Zi dhe BiH. Kurse po ti referohemi shifrës së pacientëve në gjëndje të rëndë të shtruar në reanimacion, Shqipëria është në një vend të ndërmjetëm me 2 pacientë në gjëndje të rëndë për 100 të infektuar. Këtë shifër aktualisht e ka më të lartë, 5 pacientë për 100 të infektuar, Serbia dhe Turqia.

SHKARKO APP