Protesta e sotme ishte larg të qenit revoltë popullore. Fjalimi i Bashës, i tmerrshëm
Fjalimi i Bashes ishte thjesht i tmerrshem, nje hartim filloreje. Lulzim Basha në pamundesi per ti shprehur respekt shkruesit te ketij fjalimi me nje laper kokës thjesht ti caktoje kujdestarinë per gardelinat ne PD…
Nga Agron Gjekmarkaj
Protesta e Opozites nuk ishte e vogel por as ajo qe pritej. Gjithsesi ishin me mijera ata qe mesyne Tiranen ne kete dite me diell te forte. Kryeministri Edi Rama duhet ta lexoje kete proteste e me shume se ate trazimin shoqeror qe po shkakton administrimi i Ministrise se Brendshme tash 5 vjet.
Eshte e kote te akuzoje opoziten per deshtimet e veta te bujshme. Europa dhe Amerika e dine kete.
Po kaq bjerrje kohe eshte te akuzosh protesten dhe protestat, organizuesit e tyre dhe te tjere se deshtimi i mundshem i hapjes se negociatave eshte veper e tyre. Aspak.
S’ ta pranon askush nje minister te Brendshem qe sic tha Dashamir Shehi udheton ne nje samit antidroge ne Holande dhe dy dite me pare i vellai i dorezohet drejtesise italiane per trafik droge, per me teper i fshehur nga drejtesia per mbi 15 vjet me dijenine e vellait te tij politikan e ndoshta te vete shefit te ekzekutivit. Nje shtetar, njolla te tilla ja kursen vendit te vet.
Skandalet, korrupsioni, deshtimet ne ekonomi, lidhja me boten e krimit nuk zmadhohen as zvogëlohen pertej faktit se cila eshte gjendja reale e opozites.
Protesta e sotme ishte larg te qenit revolte popullore, ishte larg te gjitha pritshmerive te ndertuara nga ligjerimi i lidershipit te Opozites ne keto dite megjithese ajo nuk ishte e vogel. Nuk eshte numri qe percakton drejtesine e nje kauze.
Sot opozita ka protestuar per ceshtje te drejte. Lulzim Basha ben mire qe nuk bie pre e atyre e qe e keshillojne per akte te forta apo dhune. Ato duhet te marrin fund ne Shqiperi si episode te se kaluares.
Le te mbetet 21 Janari 2011 i fundit. Forcen, Basha duhet ta tregoje tek qendresa paqesore e cila mund te shnderrohet ne frytdhenese shume me teper se cdo akt dhune.
Por kjo qendrese ende duket larg se realizuari. Basha ju premtoi kater dite proteste pastaj kater ore dhe beri vetem 40 min rezistence. Raporti i propogandes me faktet po i krijon atij nje hendek te madh dhe krize besimi. Sot kishte proteste por jo entuziazem.
Sot kishte proteste por jo besim se Opozita do te konkretizoje dicka. Fjalimi i Bashes ishte thjesht i tmerrshem, nje hartim filloreje. Lulzim Basha në pamundesi per ti shprehur respekt shkruesit te ketij fjalimi me nje laper kokës thjesht ti caktoje kujdestarinë per gardelinat ne PD.
Basha e ka jetike te lexoje vetveten. Ai po heziton ta beje kete prej 5 vitesh. Qytetaret e ndeshkuan PD ne vitin 2013, ende me teper ne vitin 2015, dhe ne menyre katastrofike ne vitin 2017. Ata po i kerkojnë ndryshim te thelle.
Lidershipi i PD heziton ta pranoje kete, qytetaret hezitojne ta ndjekin. Eshte formule e thjeshte. Ne qershor behet 1 vit nga humbja e zgjedhjeve per kete parti. Prej 1 viti Basha vetem kujdeset per karriken e vet. Asnje shenje ndryshimi, asnje shenje rikthimi te dialektikes se perfaqesimit.
Nje alergji e skajshme per elitat dhe intelektualet duket se sundon kreun e PD. Basha shfaqet me 4 a 5 musketier nga pas tejet te konsumuar e te regjur ne imazh. Njerëzit i thone ndrysho, ai vazhdon ti sfidoje. Ata thjeshte largohen duke i shtuar vetmine.
Ai sheh kudo armiq. I thone kerko falje e bashko realisht partine, ai ben nje statut ku vendos veten si te perjetshem. Prej ngado i vjen sinjali mjaft me taraf, mjaft me leshko, mjaft me servile e lolo si ndonjeri qe do te heroizohet keto dite por Basha refuzon te shohe, te pranoje, te degjoje.
PD eshte sot ne gjendje autike. I kerkon shoqerise reagim duke e sfiduar ate ne kerkesat e saj. Basha u thote me ndiqni mua me keta qe zgjedh une e qe mua me duan shume. Nuk mjafton. Politika paska ligjesi te tjera. Ndaj shqiptaret nuk e ndjekin, ndaj nuk i vine te shumte Bashes nga pas.
PD eshte futur ne logjike bunkerizimi. Inkoherenca e tij, Bashes, mosperputhja e fjaleve me faktet, te djathtet por edhe te tjeret i topit. Basha sot me fjalen e tij nuk diti te formuloje kryeakuzen ndaj Rames dhe Xhafes. Ate te fshehjes te se vertetes.
Pushteti eshte ne krize dhe veshtersi te madhe. Ai po udheton mes per mes skandalesh e krizash.
Kjo e Tahirit dhe Xhafes eshte me e zhurmshmja dhe me e papranueshmja. Opozita duhet ta fitoje kete beteje. Le ti djege mandatet e saj. Keshtu Basha çlirohet nga zgjedhjet e veta, por mbase keshtu çliron edhe vendin nga zgjedhjet e Edi Rames.