Pse ikën shpejt boja e zgjedhjeve tona…
Nga Ben Andoni
Vetëm dy orë më vonë, me një larje të zakonshme të dorës, boja nuk ishte më në gishtin e madh.
Shqetësimi normal për këtë pikë, mund të quhet disi i ezauruar, sepse për të duhet të mendojnë vetë menaxherët e zgjedhjeve. Ashtu, si në zgjedhjet e kaluara, kolegët e tyre dhe një zgjedhje më parë, kolegët e këtyre të fundit.
Por, kjo është më e vogla gjë e cila ndodh në vendin tonë në kohëzgjedhore, kur të vjen turp me
përplasjet gati vandale të militantëve, parregullsitë kinse minore, e më shumë akuzat e kundërakuzat e politikës. Të mjafton t’i mbledhësh parregullsitë dhe të kuptosh, se zgjedhjet bëhen thjesht për të vendosur administratorë, që nuk do jenë kurrë përgjegjës për hallet tona, sesa menaxherë të militantëve.
Kjo e bën të arsyeshme dhe me përgjigje pyetjen se pse janë zhdukur sot lulishtet, fushat sportive
dhe vendet ku luajnë fëmijët, pse nuk ka më shërbime operative për qytetarët etj., etj. Dhe, nëse do shtosh edhe konfesimin e kryeprokurorit Adriatik Llalla se në listat e kandidatëve për kryetarë ka vërtetë persona me precedentë penalë, të inkriminuar, të cilat u janë dërguar si ndërkombëtarëve ashtu edhe partive politike, atëherë bindesh, se zgjedhjet në Shqipëri de jure bëhen për njerëzit, por de facto, bëhen thjesht për kasta interesi.
Kjo e bën qesharak pretendimet e të huajve për procese të rregullta, apo kinse thirrjet ndaj
institucioneve që merren me zgjedhjet. Katër vjet s’i mjaftuan KQZsë që të rregullonte gabimet, kaq s’u mjaftuan partive të ishin të matura. Ndaj, ajo boja që ikën menjëherë nga gishtat tanë, na tregon se neve na ka dalë boja me kohë për zgjedhjet, paçka relacioneve pozitive, që nuk mungojnë prej ndërkombëtarëve, por që Shqipëria duhet t’i meritojë realisht pas atij terri dekadik të mungesës së zgjedhjeve demokratike.
Javanews.al