Pse janë shtuar vërshimet në Ballkan?

Studiuesit gjermanë kanë gjetur shkaqet e vërshimeve të rënda në Ballkan, në maj të vitit 2014. Ata paralajmërojnë se ndryshimi i klimës mund të shkaktojë edhe vërshime të tjera.

Katastrofa e vitit 2014

Në maj të vitit 2014 ishte shtrirë mbi Serbinë, Bosnje – Hercegovinën, Kosovën, Shqipërinë dhe Ballkanin fusha e presionit të ult tatmosferik „Ivet“. Shiu binte pa ndërprerë… vërshimet katastrofale shkaktuan humbje prej miliarda eurosh në disa vende të Ballkanit. Ka pasur edhe viktima në njerëz.

Po pse “Ivet” qëndronte kaq gjatë mbi Ballkan? Përgjigje në këtë pyetje kanë kërkuar ekspertët e Institutit për Studimet e Klimës në Potsdam të Gjermanisë. Normalisht këto re, të cilat zakonisht krijohen mbi Atlantik, kalojnë nga Perëndimi i Evropës në Lindje. Pasi u vrojtuan të të gjitha të dhënave meteorologjike dhe satelitëve, shkencëtarët kgjetën se këto reshje kanë pasur të bëjnë me “ngujimin” e erërave në shtresën më të lartë të atmosferës. Meteorologët i quajnë ato „jetstream“.

Rrjedha e erërave rreth hemisferës

Këto erëra janë gjithmonë të pranishme rreth hemisferës dhe përfshijnë tri “unaza”. Ato nuk janë në formë rrethi por me devijime dhe sillen rreth tTkës duke lëvizur nga qendra drejt Veriut apo Jugut. Këto valë quhen „Rossby“. Kur lëvizin drejt Veriut, atëherë tërhiqet ajri i nxehtë nga Mesdheu dhe shkaktohen temperatura të larta. Ndërsa kur lëvizin drejt Jugut, tërheqin me vete ajër të ftohtë nga Poli i Veriut.

Katastrofa e vitit 2014 - Serbi!Katastrofa e vitit 2014 – Serbi!

Në kushtet normale, këto lëvizje nuk pushojnë kurrë. Por vitet e kaluara është konstatuar se i ashtuquajturi „Rossby“ shumë shpesh i ka ndalur valët në ajër. Erërat „Jetstream“ vazhdojnë të lëvizin edhe ca kohë, por duke mos shkuar në Jug apo Veri, siç bëhet normalisht. Dhe pas lirimit, valët „Rossby“ lëvizin edhe më shpejt drejt Veriut apo Jugut, shpjegon Stefan Ramschdorf nga Instituti në Potsdam.

„Rossby“ bllokon valët mbi Ballkan

Të dhënat flasin se edhe në Ballkan ka pasur një ngecje të këtillë të valëve në ajër, të cilat kanë shkaktuar vërshime katastrofale në Serbi dhe B-H, por edhe në pjesë të tjera të Ballkanit, në vitin 2014. „Të dhënat tona nuk janë një dëshmi prfundimtare por indikatorë, në veçanti kur dihet se e njëjta ka ndodhur edhe në Gjermani, në vitin 1997, kur ka pasur vërshtime katastrofale pranë lumit Elbe“, thotë Dim Kumu, bashkëpunëtor i studimit.

Ekspertët mendojnë se shkaku i këtyre çrregullimeve është ndryshimi i klimës dhe ndryshimeve të mëdha në temperatura. Temperaturat ekstreme janë edhe motori i vorbullave që krijohen mbi territorin tonë, ndaj edhe lëkundjet janë më të mëdha.

Katastrofa e vitit 2014 - Bosnje. Katastrofa e vitit 2014 – Bosnje.

Studimi ka treguar se edhe në të ardhmen duhet të llogarisim me ndryshime ekstreme të motit dhe me zhvillime të ngjashme si ato në vitin 2014. Dhjetë vitet e kaluara ka pasur më shpesh ngecje të valëve „Rossby“, kur mbi një terren të caktuar “ngujohen edhe retë e shiut”, ndërsa në rajonet e tjera ka temepratura jashtëzakonisht të larta. Këtë e dëshmon edhe fakti që mbi hapsirën e Ballkanit është dyfishur sasia e shirave në 60 vitet e fundit. “Ajo që na shqetëson edhe më shumë është që ndryshimet e klimës mund të shkaktojnë ngecje edhe më të shpeshta të „Rossby“, që to të thotë se këto dukuri mund të përsëriten më shpesh”, pohon Ramschdorf.

SHKARKO APP