Pse Luan Rama i recitoi Gridës Eseninin: Sa buzë dhe duar mban mend ti?
Emisioni i së enjtes “Opinion” është shoqëruar me debate dhe me fyerje mes të pranishmëve. Ka qenë Grida Duma, ajo e cila i ka konsideruar dy përfaqësuesit e së majtës, Taulant Balla dhe Luan Rama si përfaqësues të "aleancës së qelbësirave”. Kjo ka acaruar Ballën dhe Ramën. Në një moment, Luan Rama madje, duke ironizuar Dumën dhe zërat se asaj i reciton poezi te Eseninit, Sali Berisha, ka filluar t’i recitojë një të tillë në emision :
“Bukuroshe ndjenjash perveluar
S’jam brutal as delikat me ty
A s'më thua sa ke ledhatuar
Sa buzë dhe duar mban mend ti”
Pse ia recitoi Grides?!- behet pyetja.
Pas përballjes në Opinion, reagon Grida Duma
Koordinatorja për marrëdhëniet me publikun në PD, ka reaguar përmes një statusi në facebook ku shprehet për situatën e fundit në të cilën gjendet vendi ynë, “Miq të dashur, përballjet dhe përbaltjet që na solli zbatica politike në momentet e fundit ndërtuan murin tjetër të pengesës për njerëzit që duan të kontribuojnë për një Shqipëri më të mirë. Tashmë një ngjarje e madhe politike ka ndodhur, për këdo që ka pak ideal për të bërë diçka për këtë vend, duke cituar një nga mesazhet e mbrëmshme që thotë: “…me dashuri dhe qetësi ky vend po shkon drejt ferrit / bëj grimcën tënde se na poshtëruan intelektin…”, ne të gjithë jemi vënë në një nga zgjedhjet më të vështira midis vetes dhe misionit tonë në këtë shoqëri.”
Grida duket se i ka shmangur komentet për përballjen që ndodhi mbrëmë në studion e Opinion mes saj dhe deputetëve Balla e Rama. Por, lë të kuptohet se referuar ngjarjes në fjalë, ajo ka marrë mbështetjen e publikut që e ka ndjekur dhe komentuar në internet: “Ajo çka është shpresëdhënëse dhe i jam mirënjohëse Zotit në këto momente, është që reagimet në rrjetet sociale tregojnë qartazi që nuk qenkemi “ne” pakica dhe “ata” shumica. Reagimet në këto rrjete, dhe çka është edhe me e bukur mbështetja që personalisht kam marrë nga qindra e qindra zonja dhe vajza që dalin në mbrojtje të një standardi tjetër, është tregues i të vërtetës që po thërret haptazi.”