Pse nuk doli askush ta priste Elhaidën në Rinas?
Nga Sokol Marsi*
I pari vizitor që na priti sot në aeroportin e Rinasit ishte Teo (im bir..smile emoticon Kishte ardhur për Elhaidën jo për mua! Qava shumë o ba që nuk fitoi Elhaida…më tha. Buzëqesha për mos ti dhënë të kuptoj se diçka kishte ndodhur dhe menjëher i thashë: Po kjo është kampione o babë, kjo nuk ka humbur…kjo gjithmonë fiton! U përqafuan dhe Eli po e pyeste per festën e abetares të cilën Anteo e kishte mbaruar para disa ditësh, ku unë mungoja për shkak të angazhimit tim në Eurosong. Nejse…Teo është ne fazën që sapo ka filluar të lexoj dhe libri i parë që po shfleton është "Liza në botën e çudirave", ndaj e kuptova menjëher shqetësimin e tij fëminor.
Në faktë në moment mu rishfaqën në kokë imazhet e disa kohëve më parë ku në të njëtin vend, në të njëjtën orë, ndoshta dhe në të njëjtën ditë, grumbull i madh Shqiptarësh thërrisnin me brohërima Elhaida…Elhaida …e sapo kthyer nga Italia si fituese e Voice of Italy. Nuk mungonin as politikanë, gazetarë, artistë etj….
Në çast mu kujtuan me dhjetra komente në rrjetet sociale të shumë kolegëve artistë, kompozitorë, poetë, këngëtarë, shqipëtarë etj të cilët konkurronin asajkohe duke u çjerrë në fb se Elhaida ishte krenaria jonë, ishte simboli kombëtar i përfaqësimit, ishte njeriu më i dashur për ta, ishte mikja e tyre e ngushtë, etj..etj…..Po sot pyeta veten ku janë këta njerëz?!!!, këta kolegë, "miq" e dashamirës! Ç'ju ka bërë Elhaida që i ka mërzitur?!!! Përse sot nuk është "mikja" e tyre e ngushtë, krenaria e tyre, ajo vajza që këta i kishin dhënë dorën e shtruar rrugën për tu bërë këngëtare e madhe…ç'kishte ndodhur vallë?!!!. Elhaida po kthehej nga një përfaqësim kombëtar ku midis 40 shtetesh kishte arritur ta çonte vendin e saj në finale dhe ta rendiste midis më të mirëve, duke lënë pas shumë vende me industri gjigande në muzikë si Anglia, Franca, Gjermania, Spanja, Hungaria, Greqia etj…Për çfarë ishin "zhgënjyer" këta njerëz?!!!
Pak kush e di se në Eurosong u vlerësua si një nga 3 zërat më të mirë të kompeticionit të sivjetshëm.Po kush tha që fituesi i "Voice of Italy" një konkurs që zbulon talente të reja duhet të ishte pa tjetër edhe fituesi i Eurovision-it?!!!, një eventi gjigant me buxhetin më të madh në Europë dhe me përfaqësimin e 40 artistëve më të mirë të momentit në tregun europian, përse domosdoshmërisht duhet të fitonte Elhaida Dani?!!!. Po ç'duhet të thonë vetë italianët për " IL VOLO " që erdhën si fitues të Sanremos së famshme?!!!
Po ç'duhet të thonë Hollandezët, Francezët, Spanjollët, Grekët apo Gjermanët që erdhën me super këngëtarë dhe u renditën poshtë Elhaidës?!!!. Hmmm ata nuk thonin asnjë gjë, madje mbrëmë festonin deri në orët e para të mëngjesit, qeshnin, pinin, uronin njëri-tjetrin ashtu siç na uronin edhe ne për suksesin.Elhaida Danin nuk e bën këngëtaren më të mirë në Europë fitorja e vendit të parë në Eurosong, pasi as këngëtari suedez që fitoi Eurosong-un nuk është i tillë! Po kështu edhe "disfata" e grupit " IL Volo " në Eurosong, nuk e zbeh aspak suksesin e tyre që kanë momentalisht në Europë. Arti ka ulje-ngritjet e veta, suksesi ka momentin e vet ashtu si një kombëtare apo klub i madh futbolli nuk arrin në një sezon të fitojë gjithçka dhe ndoshta atëhere kur e dëshiron, ndoshta dhe Elhaida kjo këngëtare shumë e re për të fituar gjithçka por me një super vokal dhe super talent nuk ishte në momentin e vet!
Ndoshta nuk ishte ora e saj për të rrëmbyer gjithçka, ndoshta nuk ishte dita e duhur, ndoshta diçka nuk unifikohesh me të në produksionin muzikor, ndoshta edhe fati ja ka rezervuar për më vonë pasi sapo ka nisur të rrezatojë! Ajo i falenderoj përzemërsisht të gjithë ata që e mbështetën dhe e votuan në këtë sfidë, ashtu siç bëmë edhe ne të gjithë si grup.
Ajo ju shpjegoj se përse nuk duhet të mbajn në gjuhë "deshtimin" e një fitoreje hipotetike, por shijen e suksesit në përfaqësimin e rradhës si një pozicionim midis më të mirëve të Europës së madhe. Ajo pranoj me modesti se mundësit ishin ndoshta edhe për më shumë por momenti kaq afroj! Ky nuk është shfaqësim por përgjegjësi për të mbajtur këmbët në tokë drejt një rruge shumë të gjatë suksesi për çdo artistë që do përfaqësoj edhe ne të ardhmen Shqipërinë në Eurosong!
Sa për "miqtë" alla Shqipëtarë, ata të duan e lëpihen për sa kohë ti je pjesë e suksesit duke menduar se mund të ngjyejn ndonjë gisht në qypin tënd me mjaltë dhe vjellin menjëher atë që kanë ngrënë sapo ti ju a heq gishtin nga qypi që të përket vetëm ty! Kjo është shumë e vërtetë dhe fatkeqësisht përfshin një kategori të caktuar njerëzish rreth botës së artit apo edhe me gjerë. Duke falenderuar edhe njëher gjithë Shqiptarët që na mbështetën, stafin drejtues te Rtsh që dhanë maksimumin për ekipin tonë, gjithë grupin artistikë, një gjë e them me siguri për Elhaidën: Ajo është Shqiptare e talentuar dhe " Shqiponjat flururojnë lart "….tha Ati i shenjtë kur erdhi nē Shqipëri, Papa Françesku!
*Autor i tekstit të këngës që Elhaida këndoi në Eurovizion