Pse nuk e destabilizoi dot Saliu dhe Meta gjendjen në Shqipëri

Shihet se është në pritje të Reformës në Drejtësi. Por, a është i aftë që ta drejtojë politikisht këtë Reformë? … Unë kam dyshim. Ajo është reformë që hedh një rrjete apolitike, dhe antikriminale. Gjithsesi, Rames i dha mbështetje partikolare Xhon Kerri në emër të politikës amerikane, kur ky ishte në Tiranë. Por…”

Nga Spartak Ngjela

Nëse e sheh me një arsye politike në funksion të së ardhmes së afërt, Reforma në Drejtësi është, në radhë të parë, kërcënim ndaj Metës dhe Berishës. E vetmja rrugë e tyre, ishte destabilizimi i Shqipërisë. Të dy ù hodhën në sulm me ngulm të dukshëm. Por dështuan. Pse?
Dy janë arsyet kryesore:
1. Shqiptarët nuk i përkrahën broçkullat e Saliut për një ” Revolucion Demokratik” në Shqiperi;
2. Vuçiç nuk i ndihmoi, se është bashkuar me politikën aktuale të Merkel- it. Domethënë Beogradi nuk i përkrahu këtë herë, si në të gjitha herët e tjera në destabilizimin e Shqipërisë.
Shqiptarët nuk kishin si të hynin në një qorrsokak të ri për Saliun dhe Metën. Kjo ù dallua që në entuziazmin e “revolucionarêve” që ù mblodhën disa herë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë.
Gjithsesi, kjo mund të ishte e pamjaftueshme, por, këtë herë, këta “revolucionare” duket se nuk i përkrahu as Beogradi, i cili e ka pasur metode destabilizimin në Shqipëri, mbështetjen otomane në Shqipëri.
Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, sepse, kryeministri Vuçiç, duket që ndjek politikën e Angela Merkel -it në Gjermani. Që vjet, kur delegacioni ekonomik gjerman i nivelit të lartë inicioi bashkëpunimi serbo-gjerman, kahja e politikës serbe ndryshoi. Shkëmbimet tegtare serbo-gjermane shkuan vjet ne 6 miliarde Euro.
Politika gjermane nuk mund ta lejonte një destabilizim Berisha të Shqipërisë. Madje, Merkel e dërgoi edhe Ramen në Beograd, edhe pse ky foli përralla apolitike atje. Por s’ka rendesi, Saliu dhe Meta mbeten pa “revolucion “, si pasojë e shqiptarëve dhe politikës gjermane.
Po Rama, ku është?
Shihet se është në pritje të Reformës në Drejtësi. Por, a është i aftë që ta drejtojë politikisht këtë Reformë? … Unë kam dyshim. Ajo është reformë që hedh një rrjete apolitike, dhe antikriminale. Gjithsesi, Rames i dha mbështetje partikolare Xhon Kerri në emër të politikës amerikane, kur ky ishte në Tiranë. Por…

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?