Pse po hesht ‘ERTV’ për 12 ton droge dhe vrasjen e komisar Cukut?
Tashmë të gjithë e kanë kuptuar që kryeministri, jo vetëm e ka marrë seriozisht televizionin e tij privat “Edi Rama Televizion” (ERTV), por e shfrytëzon atë për të pasqyruar gjithfarë ngjarjesh të rëndomta që ndodhin në Shqipëri.
Shumë prej rreth një milion ndjekësve të tij në Facebook e kanë besuar, kur ai ka deklaruar se qëllimi i hapjes së këtij televizoni, ka qenë e vërteta dhe vetëm e vërteta, e cila sipas tij ekzekutohet nga vrasësit me pagesë, të mjaft mediave të tjera online. Por edhe pse televizioni ERTV ka vetëm pak kohë që është ndezur, pronari dhe kryeredaktori i tij, nuk ka rezistuar shumë dhe ka nisur censurën.
Kështu ditën e ndjeshme vendi u trondit nga dy ngjarje kriminale; U ekzekutua në mënyrë mafioze një komisar i njohur policie, Artan Cuku dhe u kap një sasi rekord droge (plot 12 tonë) në rrethin ndoshta më pak kriminal në Shqipëri dhe më gjerë, Përmet. Të dyja këto ngjarje të rënda në mënyrën e tyre përbën super lajm. Por ERTV, nuk i pasqyroi. Përse heshti ERTV-ja që Edi Rama e shet si alternativë të së vërtetës kundrejt mediave të kazanit, ku punojnë killera me pagesë?
Kjo është një pyetje e mirë për kryeredaktorin më të ri në Shqipëri, që duhet të bëjnë ndjekësit e këtij televizioni…
/Syri.net/