Pse selfiet janë kërcënim për demokracinë

Nga Richard L. Hasen, Reuters

Çfarë mund të ishte më patriotike në kohën tonë narcizistike të mediave sociale sesa postimi i një fotografisë tënde në Facebook me fletën e votimit të sigluar për zgjedhjen e presidentit? Të shfaqësh publikisht mbështetjen tënde për ish-Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton, Donald Trump, senatorin Bernie Sanders ose ish-guvernatorin e Floridës, George Jeb Bush. Javën e kaluar, një gjykatë federale në New Hampshire vendosi që shtetet të ndalojnë selfiet e votimit si një dhunim të së drejtës së Amendamentit të Parë [të Kushtetutës] mbi lirinë e fjalës.

Kjo mund të duket si fitore për Rrugën Amerikane. Por gjykatësi bëri një gabim të madh sepse pa ndalimin e selfies së votimit, mund të shikojmë rishfaqjen e blerjes së votave – madje dhe presion nga punëdhënësit, shefat e sindikatave dhe të tjerë.

Ne s’kemi pasur votim të fshehtë gjatë gjithë historisë amerikane. Para daljes së “fletëvotimit australian” [fletë me listën e kandidatëve që i jepet votuesit] e shtypur nga qeveria, partitë politike në disa vende shtypnin fletëvotimet e tyre. Fletëvotimi i secilës parti kishte një ngjyrë të ndryshme. Kishte raste kur bëheshin parada marshimi të njerëzve drejt qendrave të votimit me fletëvotimet e tyre me ngjyrë. Kështu që ishte e thjeshtë t’i shihje njerëzit për kë votonin – dhe t’i shpërbleje ose ndëshkoje nëse ishte e nevojshme.

Votimi i fshehtë e bëri blerjen e votës dhe presionin më të vështirë. Qartë, unë mund t’iu them që votova për kandidatin që donit ju – por si mund të bindeni që unë them të vërtetën? Dhe vërtetë, pjesëmarrja në votime filloi të binte me zbatimin e votimit të fshehtë.

Në ditët e sotme blerja e votës në SHBA është e rrallë. Kur ndodh, nevojitet bashkëpunimi me dikë në qendrën e votimit për të verifikuar si votojnë njerëzit ose përmes votimit me postë. Le të shikojmë këtë përmbledhje të gjykatësit Tom Glaze autori i librit “Në pritje të votës së varrezës”, i cili ka intervistuar një aktivist politik për mënyrën si u bë blerja e votës në Kentucky në vitet 1970:

Pyetje: Si siguroheni që ai person voton listën tuaj?

Përgjigje: Ne kemi një person brenda. Na duhet të kemi një gjykatës brenda [komisionet e votimit përbëhen nga gjykatës]. Sigurisht, gjykatësit janë thuajse të njëjtët, njëlloj si të njëjtët njerëz që mbajnë paratë dhe të njëjtët njerëz që bëjnë shitjen vit pas viti. Njeriu brenda do të ketë kode të ndryshme. Një herë mund të një kokërr gruri që ai jep votuesit, dhe kur ai e kthen kokrrën e verdhë të misrit, për shembull, ne e dimë që ai ka votuar siç duhet sepse gjykatësi ynë ndoshta ka arritur të bëjë me shenjë fletën e tij ose ka qëndruar diku pas shpinës dhe e ka parë si ka votuar. Në këtë mënyrë ne sigurohemi që nuk i harxhojmë për një votë që s’e kemi marrë. Ndonjëherë, kur pala tjetër e kupton dhe jep dhe ajo një kokërr misri, ne e ndryshojmë dhe japim monedha, monedha të reja, ose përdorim kode të tjera që të garantohemi se personi ka votuar si duhet. Në disa raste, kur i shoqërojmë njerëzit deri te dera, afrohemi mjaftueshëm të shikojmë brenda qendrës së votimit dhe shohim si ai voton, të shohim nëse gjykatësi ia shënon fletën apo nëse shikon pas shpinës së tij. Herë-herë, gjykatësi [i zgjedhjeve] miraton me kokë nga ne që personi ka votuar siç duhet.

Por kjo nuk ndodhi vetëm në vitet 1970. Çdo vit ka dënime për blerjen e votës, dhe në shumë raste kanë të bëjë me votimin me postë, ku është e mundur të shikosh se si dikush voton dhe poston votën e tij.

Në raportin e tij me 42 faqe, gjykatësi federal Paul Barbadoro ofron një diskutim erudit dhe të thellë mbi historinë e blerjes së votës në SHBA. Mund të mendoje se analiza e tij do ta kishte shtyrë të ishte përkrahte vendimin e ndalimit. Por jo, analiza e tij u shkërmoq në arsyetimin e saj ligjor.

Gjykatësi arsyetoi me korrektësi se ligji i New Hampshire ngrinte çështjen e Amendamentit të Parë: Ndalon dikë të postojë në Facebook një fotografi të tij duke bërë diçka. Duke u mbështetur në një opinion mbi “Reed kundër Qyettit të Gilbert” i Gjykatës Supreme të SHBA, i cili urdhëroi që vendimi i qytetit për ndalimin e shenjave rrugore të caktuara t’i nënshtrohej hetimit rigoroz, Barbadoro deklaroi se ligji i New Hampshire duhet t’i nënshtrohet një hetimi rigoroz. Kjo do të thotë që shteti duhet të tregojë “një interes të veçantë” në ndalimin e selfieve dhe që ligji ishte “qepur ngushtë” për të përmbushur kushtet.

Barbadoro deklaroi që ndalimi i blerjes së votës dhe presioni ishte një interes me rëndësi në parim – por shteti New Hampshire] nuk arriti të tregonte se blerja e votës ishte problem tani.

Kjo analizë kujton kundërshtimin e gjykatëses Ruth Bader Ginsburg në vendimin e Gjykatës Supreme më 2013 në vendimin Shelby County kundër vendimit Holder, në të cilin ajo dhe shefi i gjykatës, John Roberts debatuan për pjesë të Aktit për të Drejtat e Votimit nëse ishin apo jo të nevojshme të parandalonin diskriminimin racor në votime. Ginsburg tha se heqja e kësaj pjese të aktit, ndërkohë që duket se ka qenë i dobishëm në frenimin e diskriminimit racial, “është si të hedhësh tutje ombrellën në një stuhi meqenëse nuk po lagesh.”

Efektiviteti i ndalimit të selfieve dhe rastet e vazhdueshme të dënimit për blerje vote, sidomos të votave me postë, tregon se ku mund të bëhet verifikimi i votës së votuesve, dhe ky është një problem real, jo teorik.

Epoka e medieve sociale u jep njerëzve shumë instrumente për shprehjen e tyre politike. Ligji i New Hampshire është një mënyrë modeste që garanton që se kjo shprehje nuk i jep dikujt instrumente të korruptojë procesin e votimit.

MAPO

SHKARKO APP