“Pse s’po binden shqiptarët për të votuar!” Rama, thirrje emigrantëve
Kryeministri Edi Rama, nisur nga pjesëmarrja deri tani e ulët në votime, ka gjetur një rast ideal për t’u bërë thirrje shqiptarëve të votojnë në orët e pasdite.
“Ju që jeni në emigracion bëni një telefonatë në shtëpi, tek të afërm a miq në Shqipëri dhe thuajuni të shkojnë në votim sepse vota e tyre është investim edhe për ju! Rrofshi,” – shkruan Edi Rama në profilin e tij Facebook.
Duket se kryeministri është pajtuar disi me zhgënjimin masiv, dhe ndoshta jo për mënyrën e tij të qeverisjes, por se zhgënjimi ndodh me politikën në përgjithësi, ndaj edhe ndryshe nga politikanët e tjerë preferoi t’iu bëjë thirrje emigrantëve.
Politikanë të tjerë që ngjiten në pushtet dhe zbulojnë “talentë” pa fund nëpër fushata apo edhe gjetkë, të braktisur tashmë nga mijëra votues të thjeshtë, vazhdojnë të bëjnë thirrje të kota për t’i bindur ata të votojnë. Por pas zgjedhjeve, me siguri, siç edhe ka ndodhur, do t’i harrojnë apo do t’iu kthejnë shpinën, çka ka sjellë në këto zgjedhje zhgënjimin në masë të njerëzve dhe bojkotin e ligjshëm të tyre.
A.M/Koha Jonë