Pse tallen me ne politikanët anglezë?

Placeholder Image

“Kondicionerët tregojnë se jemi dhi e zgjebosur, por ama me bishtin përpjetë, ngrohemi me energji të kushtueshme. Si ta paguajmë energjinë??? I fusim një të lidhme drejt e në shtyllë”…

Nga Artan Fuga

Ja fasada që na nxjerr të gjitha “rrobat e palara” të qytetit tonë dhe të qytetërimit tonë aktual:

Televizore me antena saçi. Jemi pa orientim kulturor dhe duam të kapim e vozisim nga të na çojë telekomanda. Blejmë dhjetra kanale televiziv duke humbur identitetin kulturor që dhe Ilirët e kishin. Fasadat e pallateve për ibret, me suvara të hedhura në tokë, sepse nuk kanë lekë mileti sigurisht, çdo ndërtesë degradon, shumë shpejt brenda disa dekadash do të kemi probleme me vjetërimin e ndërtesave.

Rrobat e lara në dritare a ballkone, kush pyet për pamjen e komshiut përballë. Apartamentet tona pa dhoma tharëse. U çfarë dashke ti!

Pamja e syrit degraduese dhe deprimuese. Rrënim. Poshtë veturat, ndotje, pa parkingje, qarkullimi i super-rënduar.

Kondicionerët tregojnë se jemi dhi e zgjebosur, por ama me bishtin përpjetë, ngrohemi me energji të kushtueshme. Si ta paguajmë energjinë??? I fusim një të lidhme drejt e në shtyllë.

Fijet e transmetimit të sinjaleve telefonike dhe Internetit, lesh e li mbi krye o burrë se nuk u bë qameti.

Ja ky është qyteti ynë. Futi emrin qytet-inteligjent dhe ja, gjithçka u zgjidh. Si kjo pamje të gjesh në një kryeqytet europian??? E pamundur.

Dhe themi se përse tallen me ne politikanët anglezë. Po ne jemi qesharakë. Humor anglez.

SHKARKO APP