”Pushkatimet pa gjyq”, në demokraci është drejtësia e provës

Nga Ylli Manjani

Analistët vërtiten rreth dy pikpamjeve që mbushin mendjen e miletit.

1. Arrestimet që po bëhen janë efektet e Reformës në Drejtësi.
2. Duhet arrestuar edhe zyrtarë PS dhe jo vetëm zyrtarë tëLSI.

Me respekt të veçantë për secilin që shpreh një mendim desha të ftoj të mendojmë në një dimension më realist dhe të dobishëm për shtetin dhe shqiptarët.

1. Teza që reforma po jep frytet e saj është e gabuar. A përhapet me qëllim apo nga padijenia, kjo nuk më intereson në këtë moment.

Reforma në drejtësi nuk u konceptua e as u bë si ndryshim sistemi, por si ndryshim personeli. Asgjë nuk ka ndryshuar në proceset gjyqsore, përkundrazi vihet re ndonjë përkeqësim serioz.

Psh gjyqet pa palë janë njësoj si pushkatimi pa gjyq!

Por ende nuk ka ndryshuar as personeli gjyqsor dhe i Prokurorisë. Janë të njëjtët njerëz që kanë qenë. Vetting-u nuk ka ende asnje rezultat.

Hë për hë ai përdoret thjesht si mjet presioni. E vërteta është që presioni po funksionon. Sjellja e gjyqtarëve dhe prokurorëve me zell të tepruar ndaj kërkesave të qeverisë monopartiake është e dukshme!

Rrezik sa më ska!

Ndërkohë ligjet e reja ende nuk janë në veprim, ndërkohë që punohet me ligjet e vjetra me ndonje paragraf nga këto të rejat!

Kaos sa më ska!

Sistemi kaotik, i presuar edhe nga emerime të përkohshme anti -kushtetuese, pa dyshim që është perfekt për tu vënë në dispozicion të qeverisë.

Sot hetuesinë e bën Ministria e Brendshme, ndërsa prokuroria zbardh letrat. Gjykata vihet nën terrorin e vetting.

Drejtësia sot të ndëshkon pa ligj dhe ske ku të ankohesh! Gjykatat e larta janë në vakum.

Liritë themelore janë në rrezik të përidtshëm.

Pra arrestimet që bëhen nuk kanë asnjë lidhje me reformën. Por kjo përdoret si alibi për të justifikuar abuzimin shtetëror!

2. Teza tjetër që duhet arrestuar eshe ata të PS që të quhet drejtësi, është gjithashtu e gabuar dhe e rrezikshme!

Kjo është tezë anti shtet e anti-ligj. Ai qytetar dhe si jurist froj cilindo të arsyetojë më thellë sesa kaq.

Ligjet demokratike i vënë barrën shtetit të provojë akuzat ndaj qytetarit. Cilidoqoftë ai. Nëpërmjet provave shkohet tek autorët.

Shteti ynë, i gjithi politik, ( jo vetëm ky i sotmi) aplikon izolimin e personit dhe pastaj rrugës kërkon prova!

Kjo është praktikë DIKTATURASH! Nuk duhet te kemi frikë ta themi, por të gjejmë forcë ta ndalojmë!

Me këtë llogjike nuk jam pajtur asnjëherë. Por nuk pata forcë dhe mbështetje ta ndryshoj.

Pra ideja që duhen arrestuar njerez për shkak të përkatësisë partiake është kulmi i Diktaturës!

Kjo vlen edhe për arrestimet eventuale ndaj zyrtarêve të PS, ashtu siç vlen për çdo qytetar të thjeshtë që arrestohet dhe harrohet në burg!

Arresti me burg është mjeti i fundit që zbatohet në çdo sistem demokratik. Kur zbatohet bëhet gjithnjë në bazë provash të drejpërdrejta ose në kushtet e flagrancës.

Arresti është de fakto heqje e lirisë e cila është themelore për çdo njeri.

Ndaj kriteri për të dalluar një arrestim nëse vlen apo jo janë provat që paraqiten në gjyq me palë, jo pêrkatësia politike!

Arrestime me pëkatësi politike bëmë sa u shqepem në komunizëm. E ç’prodhuam?

Diktaturë!

Ndaj ftesa ime është të mos lejojmë të na ikë demomracia.

Që kjo të mos ndodhë, drejtësia duhet pavarësohet nga qeveria dhe te provojë akuzat dhe jo të arrestojë njerëz për tu bërë gjyq publik! Kjo e politizon procesin dhe e nxjerr nga shtrati i ligjit.

Kjo është drejtësia popullore e Enverit! Nê demokraci është drejtësia e provës.

Deri sa të provohet akuza të gjithë janë të pafajshëm.

P.S. këtë arsyetim kam patur në çdo kohë. E them këtë për të gjithë ata që përpiqen të gjejnë reagim politik tek unë.

SHKARKO APP