Putin bën gati armët, nis mësymja kundër ISIS

Vladimir Putin po bën gati armët. Parlamenti rus miratoi përdorimin e forcave të armatosura në Siri për të luftuar, ashtu siç kërkoi edhe presidenti sirian Assad, xhihadistët e ISIS.

“Në Siri do të sulmojmë vetëm nga ajri, me avionë luftarakë”, shpjegoi shefi i administratës presidenciale Sergei Ivanov.

Dje në mbrëmje Putin kishte kërkuar një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë rus për të diskutuar “lutën kundër terroristëve dhe ekstremizmit”. Në mbledhje morën pjesëkryeministri Dmitri Medvedev, presidenti i Dumës Sergei Narishkin, presidentja e Këshillit të Federatës Valentina Matvienko, sekretari i Këshillit të Sigurisë Vladimir Kolokoltsev etj.

“Rusia është gati të godasë në Siri dhe mund ta bëjë në çdo moment”, raportojnë burime nga inteligjenca merikane.

Putin i kërkoi Dumës autorizimin për përdorimin e kontigjentit të Forcave të Armatosura ruse që gjenden jashtë territorit “në bazë të parimeve të përgjithshme të njohur nga ligjet ndërkombëtare”.

Nuk është specifikuar se në cilën zonë do të nisin bombardimet, megjithëse inteligjenca amerikane thotë se ka pasur lëvizje si në Siri, ashtu edhe në Irak.

Sipas amerikanëve dronët rusë kanë filluar tashmë të lokalizojnë objektivët e mundshëm.

Katër aeroplanmbajtëse janë vendosur në bazën detare të Latakias ku janë edhe 600 uhstarë. Hera e fundit që Putin kishte kërkuar lejën e Dumës për të kryer sulme ishte kur aneksoi Krimenë në 2014

SHKARKO APP