Putin dërgon në Siri “fantazmat” e Zaslon

 

Sipas mediave perëndimore kanë mbërritur në Siri forcat speciale ruse të Zaslon.

Kjo njësi e ushtrisë ruse zyrtarisht nuk ekziston dhe emri i saj flet shumë. Zaslon në sllovenisht do të thotë “hije”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata kanë mbërritur në Damask për të luftuar kundër krerëve më të lartë të ISIS.

Swiss Digital Mobile Reklama

Reparti i Zaslon është formuar në 1999 dhe kanë të paktën 15 operacione të kryera.

Misioni i tyre është të veprojnë në hije duke mos lënë asnjë gjurmë të ekzistencës së tyre.

Janë të shpejtë, shkatërrimtarë, dhe nuk lënë gjurmë pas.

Ata konsiderohen edhe si reparti speciali i Putinit.

Formimi i tyre në fakt përkon me ngritjen në pushtet të Putin.

Ata veprojnë gjithmonë jashtë Rusisë dhe në situata ekstreme.

Misionet e tyre shkojnë nga vrasjet e specializuara te shpëtimi i pengjeve.

Çdo ushtar i kësaj njësie speciale duhet të dijë të paktën 4 gjuhët më të njohura në botë përveç rusishtes.

Ata nuk kanë as uniforma as mjet identifikimi.

Përdorin veshje civile dhe në varësi të situatës çdo lloj uniforme të ushtrisë ruse.

Detyra e tyre në Siri është të bashkëpunojnë me Mukhabarat, shërbimet sekrete siriane, për të asgjësuar krerët e ISIS.

Por nuk përjashtohet mundësia që të luftojnë edhe rebelët anti-regjim të stërvitur nga CIA.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?