“Putin mund të njohë Kosovën që të rregullojë marrëdhëniet me Amerikën!”

Moska mund ta njohë Kosovën si pjesë e krijimit të marrëdhënieve të reja me Amerikën, thotë ekspertja britanike, Meri Dejevski. Një prej ekspertëve më të shquara britanike dhe komentatore e çështjeve të Rusisë ka thënë, se ekziston mundësia që Rusia mund ta njohë pavarësinë e Kosovës, si pjesë e një marrëveshje të gjerë në mes Uashingtonit dhe Moskës, pasi Donald Trump mori postin e Presidentit të SHBA-së.

Kolumnistja e “Guardia” ka paraqitur këtë ide në gazetën “Tablet”, duke komentuar pasojat e mundshme të suksesshëm të Trumpit dhe Putinit në një të ardhme të afërt.

Trump ka shprehur në mënyrë të përsëritur dëshirën e tij për t’u takuar me presidentit rus Vladimir Putin, menjëherë pas inaugurimit të tij, kjo do të bëhet për të përmirësuar marrëdhëniet mes Amerikës dhe Rusisë mbi një bazë të re, sipas  “Balkan Insight”.

Meri Dejevski, takohet me udhëheqësit e Kremlinit, përmes grupit “Valdai”, e cila takohet me zyrtarët rusë çdo vjeshtë, sugjeroi se Moska mund ta njohë Kosovën si pjesë e një marrëveshje paketë, qëllimi i së cilës është mbyllja e problemeve të ndryshme diplomatike që nga Lufta e Ftohët e cila ka prishur marrëdhëniet ndërmjet forcave.

Megjithatë, Dejevski thotë se Putini ka bërë përpjekje të mëdha që të rregulloj marrëdhëniet me administratën e re amerikane, vështirë që mund ta lëshoj këtë rast, pasi kjo edhe rrezikon pozitën e tij.

Njohja e pavarësisë së Kosovës vitet të fundit është konsideruar më e vogël, atë e kanë njohur 110 prej 193 shteteve anëtare të OKB-së.

Ndërsa, njohja ruse do të festohej si një sukses i madh për Kosovën pasi do të ishte një goditej e madhe për aleatin historik rus, Serbinë.

Beogradi është zotuar që kurrë të mos e pranoi pavarësisë e Kosovës, e cila ende pretendon se Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë, por ajo është dakord për të normalizuar marrëdhëniet me Prishtinën nën ombrellën e BE-së.

SHKARKO APP