Që askush të mos mbetet vetëm…

Nga Dritan Kaba

Në fillim ata iu sulën…

Në fillim ata iu sulën Socialistëve

dhe unë heshta –

sepse nuk isha socialist

Pastaj ata iu sulën Sindikalistëve

dhe unë heshta –

sepse nuk isha sindikalist

Pastaj ata iu sulën hebrejve

dhe unë prapë heshta-

sepse nuk isha hebre

Pastaj më erdhi rradha mua

m’u sulën mua

por s’kishte mbetur më askush

për mua të fliste

Keto vargje te Martin-Niemölle, te shkruar ne ate kohe te zeze te Evropes, te sunduar nga Nazizmi, jane aktuale edhe sot per kedo, qe gjen arsye te mos protestoje.

Duhet ta ngrini bashke zerin e protestes per te qene bashke neser, qe te tregoni solidarotet kunder nje klike qe eshte ne pushtet.

Qe neser te mos jeni vetem, ne protesten tuaj, per hallet tuaja.

Qe neser te mos jeni vetem, ne padrejtesine qe do te ushtrohet ndaj jush.

Qe neser te mos jeni vetem, ndaj dhunes shteterore.

Qe neser te mos jeni vetem, ndaj kercenimit per vendin e punes,

Qe neser te mos jeni vetem, perballe presioneve dhe shantazheve te krimit te organizuar.

Qe neser te mos jeni vetem, perballe arrogances se shtetareve per hallet tuaja.

Qe neser te mos jene vetem,, minatoret, per statusin e tyre, qe e meritojne.

Qe neser te mos jene vetem, naftetaret, per rrogat e prapambetura dhe sigurimet shoqerore te papaguara nga oligarket.

Qe neser te mos jene vetem, bizneset e mbijeteses, kur taksidaret e pushtetit te shkojne me blloqet e gjobave ne dore dhe t’ju mbylllin aktivitetet.

Qe neser te mos jene vetem, te persekutuarit politike, qe Qeveria nuk do tu jape demshperblimin qe meritojne.

Qe neser te mos jene vetem, studentet, qe shteti i oligarkise i ka rritur deri aty ku nuk mban me tarifat e studimit.

Qe neser te mos jene vetem, fermeret, qe sa here bie shi ju permbyten tokat dhe se bashku me to djersa e gjaku i tyre, te ardhurat e tyre, per shkak te indiferences se shtetit.

Qe neser te mos mbetet vetem Rinia, rrugeve te botes se ne vendin e tyre nuk kane asnje shprese.

Qe neser te mos mbeten vetem, Arsimtaret, qe largohen nga puna per arsye politike.

Qe neser te mos ngelen vetem, fshataret e Verrise, para mafias se plehrave.

Qe neser te mos mbeten vetem, nxenesit e shkollave, perballe rrezikut te paarsimimit dhe oborreve te shkollave te kthyera ne treg shitje te droges.

Qe neser te mos mbetet vetem, asn je qytetar, para drejtesise se kapur nga politika e mbrapshte.

Qe neser te mos mbetet askush vetem perballe kesaj amalgame shteterore, Qeveri, krim i organizuar dhe oligarki.

SHKARKO APP