Qëlloni Dhori Kulen me vezë!
Nga Dritan Hila.
Ngjarja e djeshme eshte eveniment ne kulturen politike shqiptare. Nuk ka shume vend per ngazellim feminor dhe as per thirrje perdelluese qe te lirojne ata qe qelluan kryeministrin. Nje antikonformist i merr parasysh edhe disa ore apo dite ne polici. Koleget e tyre ne Evrope, Kili, etj, kane provuar shume me keq. Personazhi tjeter eshte kryeministri. Ne dy vjet qeverisje ka probleme dhe gabime te jashtezakonshme.
Por fakti qe e gjuajne me veze, tregon ç’tensionimin e klimes politike dhe mungesen e hakmarrjes shteterore. Te mendosh se paraardhesi i tij vrau vetem se i preken gardhin e oborrit te zyres, atehere diferenca eshte e madhe. Ky pushtet te pakten nuk te vret. Nuk e dija si do te vepronte ajo vajza ndaj Berishes, dhe a do te kishte marre guximin ta gjuante. Por nese ka qene e vogel, atehere ka nje rast te provoje sa eshte rebele dhe mund te qelloje me veze rektorin e saj Dhori Kule.
Eshte nje personazh qe ne 21 janar i cilesoi studentet e tij bageti, pasi deklarata e tij ne TV se “asnje nga tufa e tij nuk kishte marre pjese ne miting”, kete nenkuptonte. Eshte nje njeri qe ka krijuar taraf te pashoq ne sistemin akademik. Eshte nder perfituesit me te medhenj te te çarave te sistemit, pasi eshte anetar bordesh dhe entesh ku perfiton shuma marramendese. Gjuaje edhe nje veze per atë çupë. Revolucioni fillon nga vetja.