Qemal Stafa u vra dy herë!

“Me prishjen perfundimtare të fasadës së stadiumit “Qemal Stafa”, mund të them tashmë, edhe sipas deshmitareve historik, se vrasjet kane ndodhur në dijeninë e perfaqësuesve të së majtës shqiptare. Në vrasjen e pare në dijeni të komunisteve, dhe në të dytën në dijenine Rilindasve shqiptarë”…

Nga Ylli Dylgjeri

Qemal Stafa leu në qytetin e Elbasanit,
ne 20 Mars te 1920, i biri i Hasan Ahmetit dhe Sabries së Veli Dylgjerit…
Sot, pas prishjes perfundimtare te fasades se stadiumit Qemal Stafa, mund të them me dhimbje se Qemali, u vra nga italianët dy herë.Të dy “vrasjet i jane bërë ne Tirane. Fillimisht nga pushtuesit italiane ne 5 Maj 1942, dhe vrasja e dyte nga partneret italiane (studio e arkitektures) dhe konçesionari shqiptar i prishjes dhe ndertimit të Arenës Kombëtare.
Vrasja e pare ndodhi në Tiranë, në nje barake anës një spitali.
Vrasja e dyte, ndodhi afër kryeministrisë, prapa sheshit “Nënë Tereza”, më 10 Gusht 2016.
Me prishjen perfundimtare të fasadës së stadiumit “Qemal Stafa”, mund të them tashmë, edhe sipas deshmitareve historik, se vrasjet kane ndodhur në dijeninë e perfaqësuesve të së majtës shqiptare.
Në vrasjen e pare në dijeni të komunisteve, dhe në të dytën në dijenine Rilindasve shqiptarë.
S’më mbetet gjë tjeter të them në këtë promemorie te shkurte, por si vazhdues i familjes Dylgjeri, familje nga rrjedh dhe Heroi Popullit Qemal Stafa, përulem me nder perpara jetes dhe vepres se Tij.
I paharruar në jetë kujtimi i Qemalit!

SHKARKO APP