Qeveria e paaftë jashtë loje, rritet më rreth 20 herë numri javor i vdekjeve
Nga Kastriot Islami –
Qeveria Rama e paaftë dhe e papërgjegjshme, vetëm duke lëshuar me mesazhe nga facebooku i Surrelit, ka dështuar në këtë fazë të menaxhimit të krizës sanitare… Ajo rezulton tërësisht jashtë loje sepse nuk ka asnjë plan veprimi për të menaxhuar situatën në këtë fazë të lehtësimit të masave drastike që mori në periudhën mars-prill 2020 kur gjithçka e menaxhonte me urdhra absurdë nga bunkeri i Surrelit, penalitete e veprime policore…
“Kompetenti i Surrelit” nuk të bëjë gjë tjetër dhe për këtë lloj menaxhimi idiotesk policor e karakterial me të cilin mburrej se ishte më “i suksesshmi në Europë” u klasifikua “më i dobëti në Europë” e nga më të dobëtit në botë… Dështak dhe i paaftë, në fazën e hapjes së vendit drejt normalitetit, nuk u mor fare me krizën sanitare dhe e la atë të rridhte pa pasur asnjë strategji, plan apo kalendar veprimi…
Ka 6 javë që gjendja po përkeqësohet në mënyrë të frikshme dhe ‘kompetenti i Surrelit” nuk ka asnjë ide se çfarë mund të bëjë… Numri javor i vdekjeve është rritur gjatë 6 javëve të fundit me rreth 20 herë…nga vlera 1 që kishte në javën 23-30 maj në vlerën 19 që ka arritur në javën 27 qershor – 3 korrik????
Gjendja duket jashtë kontrollit…nga pa aaftësia e papërgjegjshmëria e qeverisë… Mjekët që po punojnë si heronj janë tërësisht të pambrojtur, jeta e tyre është në rrezik…
Një qeveri që ka dështuar në kohë normale sigurisht që në kohë krize do të shfaqet katastrofike…. Mesa duket Rama pret/nxit, që gjendja të përkeqësohet, dhe të rivendosë përsëri izolimin/karantinimin dhe të fusë në veprim gjendjen e jashtëzakonshme, policinë e madje edhe ushtrinë… thjesht për të mbrojtur pushtetin e tij personal…Një ide e tillë idiotekse do ta zhyste vendin në rrënim të shpejtë ekonomik ndërkohë që kriza e thellë ekonomike e ka kapur ekonominë e vendit për fyti… Ky duhet te jetë moment i veprimeve të forta masive për ta penguar dështakun të realizojë këtë katastrofë njerëzore…