Qeveria është rruga, e vërteta dhe jeta
Nga Klodian Tomorri
Ata qe besojne se permes ligjit te shpifjes qeveria ka synim te mbroje te verteten dhe te luftoje shpifjen, mjafton t’i bejne vetes disa pyetje.
Kush e tha te verteten kur u rriten taksat, cmimi i energjise dhe ujit, qeveria apo media?
Kush e tha te verteten kur qeveria e mbushi Shqiperine me droge, qeveria apo media?
Kush e tha te verteten kur Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme u implikuan drejteperdrejt ne trafik nderkombetar droge, qeveria apo media?
Kush e tha te verteten kur pati shit-blerje votash ne zgjedhje, qeveria apo media?
Kush e tha te verteten kur kriminelet u ngjiten ne majen e pushtetit, qeveria apo media?
Kush e tha te verteten kur kostot e koncesioneve u rriten me disa fish, qeveria apo media?
Kush e tha te verteten tek Unaza e Re, qeveria apo media?
Kush e thote te verteten kur tenderat jepen pa gare, qeveria apo media?
Pergjigjuni ketyre pyetjeve dhe do te filloni te kuptoni me mire se cili eshte qellimi i qeverise me paketen antishpifje.
Sigurisht qe lajmet e rreme ekzistojne. Sigurisht qe ka media te cilat fabrikojne lajme te paverteta. Por nje media qe transmeton lajme te rreme, mund t’ja hedhe paq nje here, dy here, pastaj perfundon ne kosh sepse behet e pabesueshme. Influenca e saj ne publik shkon ne zero sepse askush nuk shikon apo lexon lajme tek nje media ose portal qe mashtron.
Ky eshte veterregullimi magjik qe ben tregu. Dhe ka sot ne Shqiperi me dhjetra portale apo media qe e kane provuar kete.
Qeveria do te behet vete gjykates i se vertetes dhe ta vendose ajo se cfare eshte e vertete dhe cfare eshte genjeshter.
Si rezultat te vertetat ne Shqiperi do te jene si me poshte:
Tenderat ne Shqiperi fitohen te gjithe me gare dhe ndershmeri.
Korrupsioni ne qeveri dhe ne shtet eshte zero.
Ekonomia po lulezon si asnje here me pare.
Rrogat vitin e kaluar u rriten me 27 per qind.
Check Up-i ka parandaluar 64 mije vdekje.
Rama eshte kryeministri me i mire ne Europe.
Ne fund, Rama eshte rruga, e verteta dhe jeta. Njesoj si Jezus Krishti.