Qeveria hedh para protestës, edhe 5 milionë euro për televizionet kryesore

Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend një ndryshim të ligjit “Për lirimin e frekuencave të dixhital-dividentit”, i cili është miratuar në vitin 2017. Por çfarë është ky ligj? Prej disa vitesh ka nisur procesi i dixhitalizimit të transmetimeve televizive. E thënë thjeshtë, sinjali i televizioneve nuk do të merret me antenë tokësore si deri më tani, por me transmetim numerik. Për të kaluar nga transmetimi tokësor në atë dixhital qeveria ka vendosur tu vijë në ndihmë televizioneve private për të përballuar shpenzimet dhe për të marrë teknologji të reja duke i kompensuar fianciarisht.

Në vitin 2017, kur u miratua ligji parashikohej që kompensimi për televizionet të niste nga 5 milionë euro, por pa kaluar vlerën 10 përqind të ardhurave të arkëtuara nga dhënia e autorizimeve individuale për përdorimin e frekuencave. Neni 5 i ligjit ekzistues saktësisht sanksion se “Masa e kompensimit financiar do të jetë minimalisht 5 000 000 (pesë milionë) euro dhe financohet nga të ardhurat e arkëtuara nga dhënia e autorizimeve individuale për përdorimin e frekuencave të Dividentit Numerik 1. Në çdo rast, kjo masë nuk tejkalon shumën prej 10 për qind të vlerës së arkëtueshme të të ardhurave nga dhënia e autorizimeve individuale për përdorimin e frekuencave të Dividentit Numerik 1”.

Ndërkohë me ndryshimet e reja në ligji, është hequr limiti për kompensimin e pronarëve të televizioneve. Ligji i ri, që sipas LSI-së është miratuar nga PS dhe ka kaluar pa u konsultuar në komisione, përcakton vetëm që “masa e kompensimit financiar do të jetë 5 000 000 (pesë milionë) euro dhe do të financohet nga të ardhurat e arkëtuara nga dhënia e autorizimeve individuale për përdorimin e frekuencave të dividentit numerik 1.”.

E thënë thjeshtë, shuma që do të përfitojnë pronarët e mediave kryesore televizive është pa limit, ndërkohë  që më parë projekti ishte për 5 milionë euro. Ndërsa tashmë nuk ka tavan maksimal dhe limit për kompensim. Kjo është në dorë të AMA dhe Qeverisë.

Një ligji i tillë është kundërshtuar sot nga LSI e cila ka kërkuar mos prezantimin e tij në seancë parlamentare. Në letrën që deputetët e LSI-së i kanë dërguar Gramoz Ruçit thonë se ligji ka kaluar në Kuvend jo sipas rregullave të jetës parlamentare.

Por kryeministri ka vendosur që me paratë e buxhetit të shtetit të kënaq interesat e pronarëve të televizionëve, duke i futur kështu nën varësi edhe me shumë. Ndaj mësohet se sot kryeministri ka ngjitur shkallët e Kryesisë së Kuvendit për te zyra e Gramoz Ruçit.

Para protestës së opozitës duhet hedhur ndonjë thes me euro te pronarët! /Q.Xhani/

Neni për kompensimin në ligjin e miratuar në vitin 2017 

Ndryshimet e reja në ligji që priten të miratohet nesër në Kuvend

SHKARKO APP