Qeveria Rama aplikoi masa drastike dështake, e rrënuese për ekonominë…

Nga Kastriot Islami –

Qëndra OPEN IN DATA e krijuar nga Universiteti i Oksfordit dhe Shkolla Martin e Oksfordit për të grumbulluar dhe analizuar të dhënat nga vënde të ndryshme të botës gjatë pandemisë COVID-19 ndër të tjera ka analizuar edhe Masat e Ndërmarra nga qeveritë e vëndeve të ndryshme të botës duke filluar nga fillimi i muajit mars 2020 deri më sot… Në këtë rast, kjo qëndër ka përcaktuar një TREGUES të quajtur RESPONSE STRINGENCY që është një tregues i përbërë matjejeje që llogaritet nga vlerat e 9 treguesve të tjerë, seicili i lidhur me një masë “shtërnguese” të vendosur nga qeveria, të tilla si mbyllja e shkollave, mbyllja e vëndeve të punës, ndalimi i udhëtimeve, e tjerë e tjerë. Vlera e këtij treguesi është nga 0 në 100 ku vlera 100 tregon se masat janë maksimalisht drastike…

Në grafikun e mëposhtëm jepet dinamika e këtij treguesi për Shqipërinë i cili në fillimi të marsit 2020 ka pasur vlerat 81,5, në mesin e marsit deri në mesin e muajit prill masat janë bërë edhe më të rrepta duke arritur vlerën 84,3 dhe kanë arritur kulmin në periudhën mesi i prillit deri në mesin e majit 2020 duke marrë vlerën 89,81…Nga 1 qershor deri më sot ky tregues ka pësuar një ulje të vogël duke mbetur përsëri shumë i lartë në vlerën 64,81 gjë që tregon se në Shqipëri vazhdon të aplikojë masa drastike. Ndërkohë që shifrat e infektimeve dhe të vdekjeve vazhdojnë të rriten në mënyrë të frikshme, duke treguar se masat drastike të qeverisë Rama jo vetëm nuk kanë qënë efikase madje kanë dështuar edhe në fazën e parë kur Shqipëria u rendit nga Fondacioni Forbes e fundit në menaxhimin qeveritar të krizës sanitare por edhe në këtë fazë të dytë kur vendi duhet të kalonte drejt normalitetit, me përkeqësimin e gjëndjes… Mbi të gjitha këto masa drastike kanë rrënuar ekonominë në mënyrë të tillë që do të duhen shumë vite për tu kthyer në normalitet…

Shqipëria e krahasuar me vëndet e Europës paraqitet në një situatë shumë të rëndë… ajo ka aplikuar dhe vazhdon të aplikojë masa shumë të egra e deri policore… Më konkretisht, Shqipëria është më keq, krahasuar më vënde të tilla si Kongo, Kuba, Siria, Xhibuti, Burkina Faso, Benin, Zambia, Tanzania, Burundi dhe Bjellorusia; madje qeveria Rama ka marrë masat më të egra se edhe në Kosovë…

Shqipëria nuk kalon dot asnjë vënd europian përsa i përket “egërsisë” së masave të marra sepse Edi Rama nuk ka bërë gjë tjetër vecse ka lëshuar urdhëra nga facebuku i Surrelit dhe ka lëshuar policinë e Lleshit për të goditur e ndaluar qytetarët dhe vënë gjoba të mëdha ndaj qytetarëve të varfër që për shkak të skamjes nuk ishin në gjëndje të zbatonin urdhërat absurdë të Surrelit…

Shqipëria rënditet përsa i përket “egërsisë” së masave shtërnguese në nivel pothuajse të njëjtë me vënde të tilla si Libia në luftë, Iraku pas lufte, Afganistani, Venezuela e post-Chavezit apo e Maduros, Bangladeshi, Palestina, Mozambiku i varfër, Zimbabue, Gaboni e tjerë, që janë të klasifikuara si rregjime hibride e autoritare të cilat e kanë “menaxhuar” krizën sanitare me rregulla drastike, duke dhunuar të drejtat themelore të njeriut e duke keqpërdorur krizën COVID-19 për të forcuar pushtetin e rregjimeve te tyre…

SHKARKO APP