Qeverinë dhe opozitën e cakton vota dhe jo Kodi

Nga Ylli Manjani – Opozita është pa dyshim legjitime të marrë të gjithë kohën e nevojshme për të vendosur garancitë e duhura në Kodin Zgjedhor.

Qeveria, e zënë në flagrancë nga Prokuroria e Shtetit duke vjedhur vota, nuk bën favor, por detyrën për plotësimin e kërkesave të opozitës për garanci zgjedhore.

Por të mos shfokusohemi!

Kodi zgjedhor në vetvete as të mban e as të sjell në pushtet.

Qeverinë dhe opozitën e cakton vota dhe jo Kodi. Njerzit votojnë politikën, jo kodin.

Devijimi i vullnetit të votuesve ka kohë që nuk bëhet dhunshëm me komisionerë. Nuk përjashtohet edhe kjo mënyrë, por nuk është metodë e përdorshme më.

As Kolegji Zgjedhor nuk ndihmon dot as fituesit e as humbësit që të ndërrojnë vendet.

Devijimi i vullnetit të zgjedhësve vjen nga:
1. fragmentimi i votës në qarqe.
2. formula matematikore e ndarjes së mandateve.
3. Keqorganizimi elektoral i partive, veçanërisht në ndërtimin e koalicioneve dhe përzgjedhjes së kandidatëve.
4. Blerja e votës, e cila bëhet në banesën e votuesit, jo më në qendren e votimit…

Reforma zgjedhore, mesa di, nuk trajton asnjërën nga këto tema. Çfarëdo qoftë kjp reformë që po dakortësohet, problemet e mësipërme nuk ka për ti zgjidhur, për fat të keq! ?

Ndoshta nuk ja vlen të humbet kaq kohë për tema të tjera, të cilat janë të rëndësishme, por jo më të rëndësishmet.

Nejse, megjithatë opozita ka plotësisht të drejtë të marrë kohën që i takon dhe të propozojë masat që mendon sei shërbejnë zgjedhjeve.

Më shumë se halli i Ambasadorëve që duan të nxitojnë të shkruajnë CV e tyre, në këtë rast vlen halli i sigurimit të pjesmarrjes së opozitës në jetën politike në vend.

SHKARKO APP