“Qorrsokaku” nga mungesa e testimit masiv
Nga Kastriot Islami-
Nuk jam ekspert i epidemiologjisë por duke njohur shumë mirë shkencën e shifrave dhe mbi të gjitha duke lexuar intensivisht gjatë këtyre kohëve kam krijuar bindjen se mungesa (e qëllishme apo për arsye nga më të ndryshmet) e TESTIMIT MASIV e ka futur vëndin tonë, por jo vetëm, në “kurth” e qorrsokak… me pasoja shumë të rënda për qytetarët e vecanërisht ekonominë e vëndit, por nëse bëhet reflektimi duhur e në kohë edhe një pjesë e tyre edhe mund të korrigjohen apo të paktën të zbuten…Qofsha i gabuar!
***
- Ndonëse është shpejt për të arritur në përfundime solide (sepse studimet vazhdojnë dhe do të vazhdojnë derisa të vijë epdemia tjetër), gradualisht dhe me shumë kujdes, po arrihet në përfundimin se virusi i fundit apo ai që quhet koronavirusi sillet në thelb, afërsisht si të githë viruset e mëparshme. Ndonëse mund të jetë më i sofistikuar, më agresiv, më hileqar, më vdjekjeprurës… por ai në thelb është si të gjithë të tjerët bë shunë aspekte… Dhe sa më shumë kalon koha aq më shumë shkencëtarët kësaj fushe, të cliruar edhe nga presionet e ndryshme, politike e jopolitike, po binden dhe po vijnë në këto përfundime…
- “Sekreti” i menaxhimit të një epidemie në përgjithsi dhe në rast konkret të pandemisë së shkaktuar së fundmi koronavirusit, po ashtu si edhe të shumë të tjerëve më parë, qëndron në faktin se shumica e njerzëve në kontakt me virusin, preken prej tij, pa pasur simptoma e madje shumë shumë prej tyre edhe pa e kuptuar se kanë qënë të prekur nga virusi…
- Shumë studiues po arrijnë në përfundimin se shifrat që paraqesin numrin e të infektuarëve, në nivel global e në shumë nga vëndet e planetit, nuk pasqyrojnë numrin real të qytetarëve që kanë pasur kontakt me koronavirusin dhe janë prekur prej tij. Deri tani mendohet se këto shifra të publikuara, janë disa dhjetra hërë më të ulta sesa mund të jetë numri real i të infektuarëve, sepse s’është identifikuar numri i qytetarëve pa simptoma I cili është disa dhjetra e ndoshta qindra herë më i lartë sesa i atyre që janë identifkuar “pozitiv” nga testimet e kryera, që janë shumë shumë të pakta në shumicën e vëndeve të botës…
***
Shtrohet pyetja: si mund të përcaktohet ky numër real e “sekret”, që po mendohet se ka futur në “kurth” apo qorroskak të gjithë planetin? Pra si mund të përcaktohet numri i saktë i të gjithë qytetarëve që kanë pasur konkakt me virusin dhe janë prekur prej tij, por pa asur asnjë simptoma dhe me shumë gjasa kanë zhvilluar antitrupa ose thënë ndryshe janë të imunizuar?
Ka vetëm një përgjigje: TESTIMI MASIV… par testimi i të gjithë qytetarëve papërjashtim, pra edhe kur ato nuk kanë asnjë simptomë apo shënjë sëmundjeje. Ky natyrisht është një operacion kompleks dhe me kosto të lartë, por në cdo rast me me kosto e pasoja disa mijra herë më të vogla sesa ato që ka shkaktuar e do të vazhdojë të shkaktojë kjo pandemie sidomos mbi ekonominë…
***
TESTMI MASIV mund të kryhet mbi të gjithë shoqërinë dhe ky operacion është tentuar e po tentohet të kryhet në vënde si Gjermania, Koreja e Jugut, Izraeli, Islanda e tjerë…. Por TESTMI MASIV mund të kryhet edhe mbi një pjesë përfaqsuese të popullsisë, pra mbi një kampion të madh (sa 10 % e popullisisë, të themi në Shqipëri me dimension prej 250 mijë qytetarësh) dhe përfqasues sic veprohet në rastin e sondazheve.
TESTMI MASIV ka ndihmuar vëndet që e kanë kryer ta menaxhojnë me shumë sukses këtë epidemi, të cilët kanë pasur edhe një efekt psikologjik pozitiv e të paimagjinueshëm mbi qytetarët, sepse kanë përfshirë në llogaritjet e statistikave të tyre, vecanërisht të vdekjeve, shifrën reale të të infektuarëve, kur përfshihen edhe shumë nga ata që nuk kanë pasur simptoma. Kjo ka bërë që përqindja e vdekshmërisë për shëmbull në këto vënde të duket shumë e ulët, pikërisht edhe për këtë arsye. Shikoni rastin e shifrës së ulët të vdekjeve të Gjermanisë, Koresë së Jugut, Izraelit, Islandës.. e cila ndër të tjera lidhet edhe me TESTMIN MASIV, por natyrisht jo vetëm…
TESTMI MASIV do të kishte një efekt shumë pozitiv edhe sot kur qeveritë po programojnë që qytetarët të kthehen në normalitet sepse duke zotëruar një shifër reale të numrit të qytetarëve të prekur nga koronavirusi pra të të gjithë atyre që kanë zhvilluar imunitet, mund të bëhet programi apo kalendari i saktë i kthimit në normalitet. Sepse të gjithë këta persona të testuar do të kishin një “pasaportë imunteti” duke pasur mundësi të lëviznin lirisht, punonin pa shqetësim si më parë, dhe kështu ekonomia nuk do të vuante krizën e paimagjinueshme…
***
Pyetja tjetër është: Mirë qeveria dhe EDI RAMA me kokëfortësi, injorancë e ndoshta ligësi, e mbi të gjitha për interesin e pushtetit të tyre politik e ekonomik ndoqën një rrugë tjetër duke mos pranuar TESTMIN MASIV si Gjermania, Koreja e Jugut, Izraeli, Islanda e tjerë, cfarë mund të bëhet tani që të shpëtojmë eventualisht nga një krizë e thellë ekonomike e vecanërisht shtresat e varfëra e të pamundura të shpëtojnë nga një situatë urie?
Ka vetëm një mundësi: TESTMI MASIV SEROLOGJIK, apo thënë ndryshe të kryhet TESTIMI që tregon se cili qytetar ka fituar imunitet… Këtë kanë filluar ta programojnë e madje ta kryejnë shumë vënde…Në rast se ky TESTIM do të shëprfillet atëhere mund të thuhet me siguri se qoftë injoranca por më shumë ligësia e EDI RAMËS do të ishin me pasoja të rënda e të paimagjinueshme mbi ekonominë e vëndit tonë dhe për rrjedhojë edhe mbi të ardhmen e të gjithë shqiptarëve, sidomos të brezit të ri… Vazhdimi me symbyllur por për mua qëllimkeq i masave drastike me ulurima për burg e masa penalizuese është shënjë jo vetëm e injorancës por mbi të gjitha e poshtërsisë për të keqpërdorur edhe këtë rast për interesa të pushtetit politik e ekonomik të oligarkisë…