Qytetari amerikan i shkruan Lu: Ti di shqip, por nuk njeh shqiptarët…

Nga Agim Xhafka

 Agim Xhafka përmes një komenti në rrjetet sociale i është përgjigjur paralajmërimit të bërë nga Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu, ndaj qytetarëve amerikanë, në lidhje me protestën e nesërme të opozitës.

Xhafka, i cili zotëron edhe pasaportën amerikane, shkruan se  “u bë zakon nën rregjimin e Ramës që sa herë bën opozita protestë ambasadori Lu kërkon nga amerikanët mos afrohen tek sheshi ku grumbullohen njerëzit. Duke nënkuptuar se diç e keqe do ndodhë atje. Ky paralajmërim merret dhe si frik?sim,edhe si mbështetje për qeverinë,por edhe si shërbim ndaj Ramës”.

Madje Xhafka ka ftuar Ambasadorin Lu të shkojë në protestë. “Eja dhe ti nesër e provo se sa vota ka vjedhur miku yt. Eja e shih sa dashuri ka ajo masë njer?zish të vuajtur,por atdhedashës e progresist?sh. Të presim. Mos harro,unë ora 11, ti ora 12”, shkruan Xhafka.

Komenti i Agim Xhafkës

LU DI SHQIP,POR NUK NJEH SHQIPTARËT.

U bë zakon nën rregjimin e Ramës që sa herë bën opozita protestë ambasadori Lu kërkon nga amerikanët mos afrohen tek sheshi ku grumbullohen njerëzit. Duke nënkuptuar se diç e keqe do ndodhë atje.

Ky paralajmërim merret dhe si frik?sim,edhe si mbështetje për qeverinë,por edhe si shërbim ndaj Ramës.

Ka pasur plot protesta që nuk kam marrë pjesë se kam qënë në USA. Por nesër do jem te sheshi edhe me porosi të dhjetra shqiptaro-amerikanëve. Se kjo qeveri ka kaluar kufijtë e saj dhe po rrëmben gjithë pushtetet. Se është pjellë e votave të blera,se po e shet pasurinë e atdheut te miqtë e vet,se ka gllabëruar qindra milionë me koncesione,se vrasësit i bëri deputetë,se ministrin e brendshëm e kapën me drogë në duar .

Ndaj nesër unë do jem atje,se ia vlen. Protesta është mësim që ma ka dhënë Amerika.Ndaj ajo është e para. Se proteston e proteston pa pushim.

Për amerikanët mos u shqetëso. Se ti zoti Lu di shqip,por shqiptarët nuk i njeh. Ata prej vitesh në zemër kanë bërë bashkë Shqipërinë dhe Amerikën,dyshe miqësore si dy kokat e shqiponjës. Nga që ajo në ditët e vështira u gjend në anën tonë.

Eja dhe ti nesër e provo se sa vota ka vjedhur miku yt. Eja e shih sa dashuri ka ajo masë njer?zish të vuajtur,por atdhedashës e progresist?sh. Të presim. Mos harro,unë ora 11, ti ora 12.

syri.net

SHKARKO APP