Ra kjo borë dhe qeveria doli cullak!
Forum E Diel, 14 Shkurt 2021 14:23
Nga Nora Malaj –
Bora e kësaj radhe i beri grafinë deri në mushkri kësaj qeverie të shkërmoqur. Me borën e parë qytetarët qenden të izoluar. Borëpastruese jo, makina kripëhedhse jo, mungesa energjie lekektrike dhe mungesa uji nga ngrija e tubacioneve dhe Shën -Valentini me borën e bardhë, si smbolikë e dashurisë njerëzore te vërtetë, se dashuria e qeverisë për njerëzit nuk ekziston më.
Qeveria tregoi dhe sot që ata i sheh si kavie eksperimentale dhe duke ngritur duar lart, duke u dorëzuar, ministrat e linjes e pushtetarë u drejtohen njerëzve mos dilni jashtë, rrini në shtëpi!!
Po a kanë nevojë keto qytetarë per te jetuar edhe ne ditë me borë, furtunë apo shi , si në ditë me diell dhe në pantemi??!!
Pas termetit, pantemisë, rrembimit të shiut ja dhe debora e bardhë tregoi se cfare shteti kemi. Te na rrojë solidariteti njerëzor dhe përkrahja për njeri- tjetri, se shteti ka kohë që nuk ekziston , thjeshtë bene logore tre orë në televizion . Shteti tregon perralla e ne duhet t’i besoj …