Radio gjermane “DW”:Gëzuar Vitin e Ri 2016!

 

 

2016 mbërriti. Në Berlin festuan para Portës së Brandenburgut me qindra mijëra njerëz ardhjen e Vitit të Ri, sikur edhe në shumë qendra të tjera botërore. Por pati edhe paralajmërime.

terroriste në Paris, në nëtor të vitit të kaluar, në të gjitha qendrat ishin forcuar masat e sigurisë. Festën e madhe pranë Portës së Brandenburgut e kanë siguruar rreth 900 policë. Askush nuk ka mundur të futet në zonën e festës pa u kontrolluar. Hyrja në këtë zonë është ndaluar dy orë para mesnate, sepse zona e festimin ishte mbushur përplot. Sikur edhe vitin e kaluar, atje ishte i ndaluar përdorimi i fishekzjarreve nga njerëzit e mbledhur. Në mesnatë mbretëroi një atmosferë shumë festimeve dhe pa incidente.

Mynih

Mynihu pa festime

Për dallim prej Berlinit, në Mynih ka pasur paralajmërime për sulme terroriste dhe festimet masive në shumë zona të qendrës kanë qenë të ndaluara. Por as atje nuk ka pasur incidente.

Nju Jork: Me "Balldrop" dhe Frank Sinatra

Me "Balldrop" trandicional është festuar ardhja e vitit të ri në Times Square në Nju Jork. Një minut para mesnate u lëshua një sferë e madhe kristali në një lartësi prej rreth 20 metrash dhe në mesnatë ndriçoi pjesën e famshme të Broadway. Organizatorët thonë se në këtë vend ishin mbledhur rreth një milion njerëz, ndërkohë që dhjetëra miliona njerëz kanë shikuar këtë festë para ekraneve televizive. Pas këndimit të përbashkët të këngës së famshme të Frank Sinatra: "Nju Jork, Nju Jor", përfunduan të gjitha. Festa e vitit të ri kishte filluar me ardhjen e shumë yjeve që nga orët e para të mbrëmjes. Ndërsa ajo përfundon 15 minuta pas mesnate. Fishekzjarre dhe alkool ka pasur pak.

Times Square

Festime në Times Square

Australia festooi ndër të parët

Me fishekzjarre gjigande është festuar më parë ardhja e Vitit të Ri në Australi. Në Sidnej ishin mbledhur në qendër më shumë se një milion njerëz. Në ora 14, sipas kohës sonë, atje u festua ardhja e Vitit të Ri. Ura e shquar në botë Harbour Bridge, u shndërrua në një fontanë të ngjyrave të shumta. Spektakli që zgjati 20 minuta e ka kushtuar qytetin rreth 4,7 milionë euro. Shumë vizitorë kanë shkuar atje ditën e martë, për të zënë vend dhe për të shikuar këto spektakël. Masat e sigurisë kanë qenë, si gjithmonë shumë të rrepta. Por policia pohon se nuk ka pasur ndonjë paralajmërim për sulme terroriste.

Tokio festoi me lutje

Japonezët kanë festuar në mënyrë shumë tradicionale. Në mesnatë kanë rënë këmbanat e tempujve, të cilat shënuan ardhjen e Vitit të Ri 2016. Mbi kullën e Tokios u lëshuan mijëra balonë. Festa e Vitit të Ri në Japoni është festë e reflektimit. Ndaj mbi 70% e rreth 120 milionë japonezëve vizitojnë këtë natë tempujt e tyre dhe luten atje.

Shumë qetë ka qenë edhe në Kinë, në natën e Vitit të Ri. Republika e Kinës e feston këtë ditë, por viti i ri atje fillon sipas kalendarit tradicional në fund të janarit apo në shkurt. Këtë vit do të festohet ardhja e Vitit të Ri në Kinë me 8 shkurt, kur shënohet përfundimi i Vitit të Deles dhe fillimi i Vitit të Majmunit.

Samoa e para!

E para ardhjen e Vitit të Ri e ka festuar në ora 11 sipas kohës sonë Samoa, e cila është 16.000 kilometra larg Gjermanisë. Shteti ishull feston kaq heret prej vitit 2012, kur qeveria e atëhershme ka vendosur që të ndryshojë kohën e festimit. Deri atëherë Samoa ka qenë në një zonë tjetër dhe ka festuar si e fundit ardhjen e Vitit të Ri.

Moska kësaj radhe nuk festoi Sheshin e Kuq

Moska

Moska feston me ftesa speciale

 

Në Moskë dhjetëra mijëra njerëz e kanë përshëndetur në rrugë ardhjen e Vitit të Ri, me një fishekzjarr të madh. Por për dallim prej herave të tjera, festimi qendror është mbajtur në Parkun Gorki dhe jo në Sheshin e Kuq. Në qendër kanë mundur të futen vetëm njerëzit me ftesa speciale – zyrtarisht për shkak të transmetimit live të shout në TV. Por Rusia ka shtrënguar masat e sigurisë si pasojë e pjesëmarrjes në sulmet ajrore në Siri dhe pas sulmeve terroriste në Paris.

Brukseli nuk feston në qytet

Në kryeqytetin e Belgjikës, në Bruksel, nga frika e sulmeve terroriste është ndaluar festimi në qendër të qytetit. Në Grand Place janë ndaluar fishekzjarret dhe mbledhja e njerëzve. Nuk kemi mundur të garantojë siguri, tha kryetari i bashkisë Yvan Mayeur. "Nuk duam të rrezikojmë asgjë", tha ai. Të enjten në Bruksel janë arrestuar gjashtë persona për të cilët është dyshuar se po përgatisnin sulme terroriste. Tre prej tyre janë liruar më vonë.

SHKARKO APP