Raiffeisen Invest sh.a. organizon Diten e Investitorit

 

 

Raiffeisen Invest sh.a. shoqeria e pare ne vend e licensuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare per Administrimin e Fondeve te Investimit dhe Pensionit Vullnetar ka prezantuar sot para investitoreve ecurine e tre fondeve te saj gjate vitit 2015.  

Ne eventin e organizuar ne ambjentet e Hotel Tirana International, te konceptuar si Dita e Investitorit moren pjese investitore individuale, dhe investitore institucionale te fondeve te investimit dhe pensionit, si dhe perfaqesues te sektorit financiar dhe shoqerive te biznesit.

Takimi me investitoret u hap nga Z. Resmi Hibraj, Drejtor Ekzekutiv i Raiffeisen Invest i cili i njohu investitoret me aktivitetin kryesor te fondeve gjate vitit 2015, dhe zhvillimet e fundit te tregut.

“Dita e Investitorit eshte aktiviteti i pare i ketij lloji dhe eshte ideuar me objektivin e rendesishem jo vetem te zgjerimit te komunikimit me investitoret tane por, edhe te perpjekjeve te shtuara per zgjerimin e tregut te kapitalit ne vendin tone. Misioni i Raiffeisen Invest eshte tu siguroje investitoreve meanxhim superior te aseteve te tyre nepermjet nje kthimi pozitiv permes nje procesi te disiplinuar investimi, dhe aplikimit te praktikave me te mira te integritetit, profesionalizmit, fokusit tek investitori dhe dedikmit” tha nder te tjera”, tha nder te tjera Z. Hibraj.

Raiffeisen Invest ka njohur nje rritje te madhe qe prej vitit 2012 kur hapi fondin e pare te investimeve, dhe sot menaxhon rreth 500 milione euro, cka eshte domethenese per potencialin e tregut dhe interesin e investitoreve per mundesi te reja investimi

Ne vijim, Znj. Rezarta Arapi, Drejtoreshe e Menaxhimit te Protofolit dhe Z. Lizander Saraci, Drejtor i Menaxhimit te Rrezikut, bene nje pasqyrim te performances se portofoleve te fondeve, menaxhimit te rreziqeve te investimit, dhe pritshmerive per vitin 2016.

E ftuar ne kete event ishte edhe Znj. Enkeleda Shehi, Drejtoreshe Ekzekutive e Autoritetit te Mbikqyrjes Financiare, e cila ne fjalimin e saj e vuri theksin tek masat e ndermarra nga Autoriteti gjate vitit 2015 ne sherbim te fuqizimit te kuadrit rregullator dhe mbrojtjes se investitoreve.

Investitoret u pershendeten edhe nga Z. Bozhidar Todorov. Drejtor Ekzekutiv i bankes kujdestare Banka e Pare e Investimeve dhe Z. Serge Guay, Kryetar i Keshillit te Administrimit te Raiffeisen Invest.

Dita e Investitorit 2015 eshte aktiviteti i pare i ketij lloji ne fushen e fondeve te investimit dhe pensionit, dhe objektivi kryesor i Raiffeisen Invest ne kete aktivitet eshte jo vetem zgjerimi i komunikimit me investitoret por dhe zhvillimi i metejshem i tregut te kapitalit ne Shqiperi

* * * * *

Raiffeisen Invest sh.a. eshte  shoqeria e pare ne vend e licensuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare per Administrimin e Fondeve te Investimit dhe Pensionit Vullnetar dhe ka nen menaxhim tre fonde, fondet e investimit Prestigj dhe Euro si dhe fondin e Pensionit Vullnetar.

Raiffeisen Invest ka njohur nje rritje te shpejte qe prej fillimit te aktivitetit ne vitin 2012, dhe aktualisht numeron mbi 35,000 investitore ne tre fondet, dhe nje total asetesh prej pothuajse 500 milione euro.

Fondet e Raiffeisen Invest perfaqesojne nje mundesi te mire diversifikimi per publikun shqiptar , dhe nje alternative terhqese ndaj produkteve bankare. Ata i japin mundesine investitoreve shqiptare te investojne si ne tregun vendas ashtu dhe ne ate evropian, permes nje procesi te kujdesshem investimi i cili synon balancen e rendesishme mes nje kthimi te kenaqshem dhe menaxhimit te rreziqeve.

Misioni i Raiffeisen Invest eshte tu siguroje investitoreve menaxhim superior te parave te tyre permes nje performance pozitive te qendrueshme qe rrjedh nga nje process i disiplinuar investimi, dhe perdorimi i ekspertizes dhe praktikave me te mira te biznesit per zhvillimin e tregut te kapitalit ne Shqiperi.

Raiffeisen Invest ka si aksionare te vetme Raiffesen Bank.

———————————————————————————————————————

 

Vilma Baçe

 

 

 

 

SHKARKO APP