RAMA E META TË RREGULLOJNË MË PARË KONSENSUSIN MES TYRE

Janë pykat e Sali Berishës për të marrë pushtetin e humbur ato që kanë hyrë mes PS dhe LSI këto javët e përplasjeve për  Reformën në Drejtësi,por dhe në gjithë sherret politike që janë bërë për ҫdo reformë të kësaj Qeverisë.Ishte turp dhe paaftësi e madhe  shtetformuese e shtefunksionuese e politikës sonë ndërhyrja aq e madhe e ndërkombëtarëve për Reformën në Drejtësi.Por shumë politikanë tek ne prej kohësh turpin e  hanë me bukë dhe nuk u bën asnjë përshtypje edhe nëse vëndi fundoset në llumin e shteteve jopërëndimore apo në destabilitet,si në 97-ën.Qellimi i tyre është pushteti dhe jo shteti.Ndaj rënia e politikanëve të rinj në kurthet e plakut Berisha dhe në atë batak politik që sajon ai,është paaftësi e madhe e tyre si politikanë.

Sikleti që ka mbërthyer shqiptarët këto ditë të kalimit të Reformës së Drejtësisë në Parlament është se ҫfarë do të ndodhë me 7 ligjet e tjera.Por mënjëherë pas tyre, se ҫfarë do të ndodhë me Kualicionin qeverisës Rama-Meta.?! A do bjerë Qeveria, apo do ta qojë deri në fund mandatin?Besoj se ka pak të verbër që nuk e kuptojnë se përҫarja e Kualicionit ishte qellimi i kryesor i Berishës dhe aspak meraku për sovranitetin apo për  Reformën. A do ta “tradhëtojë” kualicionin Ilir Meta,mendojnë sot socialistët? A do mund të bëjë Rama qeveri tjetër pa ne, vrasin mendjen LSI-stët? Mendoj se e gjithë kjo sherrnajë tragjikomike  politike i ka rrënjët veҫ në gozhdat që ngul Sali Berisha gjithandej në rrugën e qeverisjes së vëndit,në sherret e kurthet që ngreh ai natën,në shantazhet dhe kashillëkun që u bën ditën për diell  edhe ndërkombëtarëve.Meta ia ka lëshuar foltorën e Parlamementit atij,sa herë e ka dashur me orë të tëra,që të pisosë kë të mundet.Nga ana tjetër Rama, duke pasë në dorë vetëm ҫelësat e kashtës së Prokurorisë dhe Drejtësisë,nuk ka mundur as të formulojë dot një akuzë për Sali Berishën  dhe qeverisjet e mbrapështa të PD-së,e cila e dorëzon vëndin në buzë të greminës sa herë na qeveris.

Rama e Meta kanë  tema të tjera shume më të rëndësishme për vëndin,nëse duan të bëjnë debat me njëri tjetrin dhe jo të bien në kurthet e Saliut kaq lehtë.Për shëmbull mund të debatojnë me grupet parlamentare apo dhe në Qeveri, se si mund të përmirësojnë qeverisjen e vëndit,se si mund të pastrojnë administratën nga partizanët injorantë e të inkriminuar,që i kanë futur me shumicë të dyja palët kudo.Mund të debatojnë për zbatimin më të mirë të ligjeve dhe reformave,pasi nuk është se na mungojnë ato e duhet të rrimë të presim që të vijnë ligjet e reja.Një kualicion kaq i gjërë  është normale që të debatojë për punën e përbashkët,por dhe të marrë vëndime me konsensus.Nuk ka aq shumë nevojë që të  presin Saliun apo zëdhënësin e tij për t’i plotësuar ҫdo tekë në emër të konsensusit falls,i cili tek ne nuk nënkupton gjë tjetër,veҫ  të bëjnë ashtu siҫ do Saliu. Ku është parë  e dëgjuar që një mazhorancë e tillë qeverisëse duhet të bëjë ҫfarë thotë një opizitë e tillë mjerane,e cila është rrjeshtuar si delet në mbrojtje të interesave familjare të një përsoni aq të akuzuar..! Rama e Meta duhet të shohin konsensusin mes tyre,duhet të shohin se si po i qeveris shqiptarët Qeveria e kualicionit PS-LSI.Ata duhet të kuptojnë shpejt se ku po gabojnë me qeverisjen dhe ҫfarë duhet kurrigjuar mënjëherë,pasi ҫfarëdo lloj kualicioni që të bëjnë nesër në zgjedhje,asnjëra nuk i shpëton dot ndëshkimit për gabimet e bëra në qeverisjen 4 vjeҫare së bashku.Një nga këto gabime të rënda unë do të vija rritjen drastike dhe të pa kurrëfarë sensi logjik të taksave në vënd.Janë 5 e 10 fishuar shumë taksa qëndrore e vëndore.Janë shumëfishuar e katranosur të gjitha burokracitë e lejeve dhe liҫensave, duke asfiksuar biznesin dhe ekonomimë,të cilën e dorëzoi gjithsesi në buzë të greminës Sali Berisha.Sektori i ndërtimit vijon të jetë në kolaps nga bllokimi dy vjeҫar.Le ta bëjnë si të duan praktikën e lejeve të ndërtimit online,por kur një fshatari apo qytetari,kur një biznesi tani i kërkohen 27 dokumenta dhe i kanë 5 e 10 fishuar taksat,nuk ka se si të kërkojë leje ndërtimi njeri.Nga ana tjetër ulëria e bashkive dhe njësive vëndore i është lëshuar biznesit më një mori taksash të tjera të shumëfishuara dhe paratë përsëri ato po i bëjnë rrush e kumbulla për paga e qefe.Këshillave bashkiake u është lënë dorë e lirë që të bëjnë kërdinë.Kjo është një klime që nuk prodhon gjë tjetër,veҫ ikje nga ky vënd  të kapitaleve dhe njerëzëve që i prodhojnë ato.Kjo do të ishte një teme shumë serioze debati midis Ramës e Metës këto kohë e jo të merren me shantazhet e Berishës,vetullat e Lulit  e mustaqet e Nishanit.Thirrja që u bëjnë mbashtetësit e tyre këto kohë është : Hiqni burrokracitë e rënda për biznesin e qytetarët ! Ulni urgjentisht taksat ! Votoni e zbatoni ligjet ,nese keni ndërmend të arrini deri në zgjedhje dhe nëse doni që  t’ua japin votën përsëri shqiptarët..!

Swiss Digital Desktop Reklama

ZEF  SHTJEFNI

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?