Rama “i ftohtë” ndaj prezencës mjekësore italiane në Shqipëri, as denjon t’i takojë!

Nga Tritan Shehu
Se pari një falenderim e mirënjohje për Italinë e ata kolege italianë që qëndruan dy javë në vendit tonë, në mbështetje ndaj ballafaqimit me Covid.
Duke njohur edhe personalisht ndonjë nga ata, mund te them se ishte një grup me nivel e pluridisiplinor, i aftë të kuptojë e të transmetojë në Itali gjendjen reale të krizës së thellë shëndetësore që po kalon vendi ynë, gjë kjo shume e rëndësishme për tu pasuar me një prezencë të gjerë, të gjatë, stabel, strategjike e strukturale italiane ne vend. Prandaj jam i bindur se ndjenjat dhe mendimet e tyre kanë pasur një keqardhje të thellë për realitetin shëndetësor të trishtë që gjeten duke u ballafaquar me:
-Nje sistem shendetesor ne amulli, pa strategji edhe ndaj Covid.
-Mos egzistencen e linjave te orientimit e komandimit prej lart per ne nivelet profesionale, perfshi ketu dhe prej atij Komiteti.
-Nje sistem shendetesor jo vetem te corganizuar, por dhe te pa pajisur ne mjete e struktura te pershtateshme.
—Institucionet spitalore shume larg standarteve europiane.
-Nje personel mjekesor, qe megjithese ne shumice individualisht eshte i pregatitur dhe me vullnet, te pa paguar si duhet, te pa stimuluar e pa mjetet adeguate te punes, i abandonuar, gje e ka bere pesimist.
-Nje situate kaotike e te pa kontrolluar ndaj Covid me shifrat reale shume here me te larta se zyrtaret, me numer e llojshmeri testimesh shume te vogel, me qytetaret te pa pajisur as me maska.
-Nje mungese e nje komunikimi racional te institucioneve me qytetaret.
Ne fakt kete une e ndjeva edhe ne ato pak informacione zyrtare ku spikaten dy elemente, vleresimi i kolegeve italiane per koleget shqiptare dhe shqetesimet e tyre per nivelin e organizimit.
Keto dhe mendimi i tyre qe une deduktoj, i cili eshte dhe vullneti i Italise mike per te krijuar ketu nje qendrim konstant e afat gjate ne ndihme te shqipetareve, duket se e kane merzitur e shqetesuar Ramen, qe i trembet transparences e te vertetes, pra pergjegjesise per deshtimin e tij.

SHKARKO APP