Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:55 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati Paulin Filopati, 65 vjeç, është viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur këtë të shtunë në aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë. Filopati ishte një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rama i lavdëruar në çdo gjuhë të botës dhe i sharë rusisht

Forum E enjte, 21 Shtator 2023 20:52
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Mero Baze

Kam një kënaqësi të pamatë, që javë dhe javë më parë, pata parathënë, se Edi Ramës, po i jepej një rast i artë, po i ofrohej një podium, podium më i lartë diplomatik i planetit, ku ai me shumë gjasa, do të shkëlqente me talentin e tij gjithnjë dhe më të ndritshëm në figurshmëri dhe në përballjet qit e prit. Dhe fati po e ndihmonte këtë drejtues të radhës së Këshillit të Sigurimit (KS) të OKB me praninë e sigurt të presidentit hero, Zelenskit, që në krye të popullit të vet po udhëheq përballjen e agresionit gjakatar, pushtues.

E presidenti shqiptar i KS, do të kishte nderin historik t’i jepte atij të drejtën e fjalës së shumëpritur. Dhe më tej, nuk u shtyva dot në parashikime dhe parathënie. Nuk e mora dot me mend që kryeministrit tonë karizmatik, fati do t’i sillte përballë protestat e përfaqësuesit të vendit aggressor, që zhurmëronte se ukrainasit po i jepej kjo mundësi qarjeje… E që pastaj, do të piqej rasti drithërues që Rama ynë të shqiptonte thënien lapidare, me ngarkesë përrallore:

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Ndaleni luftën dhe unë nuk do ta le Zelenskin të flasë!” Të thënat e legjendave nuk janë kurrësesi të përditëshme. Shprehjet e mëdha, ato, që hyjnë në historitë e kombeve dhe nderojnë thënësin dhe vendin që ai përfaqëson, janë magjike, duken si metafora, ftojnë për veprime të pamundura, duken si shprehje të çmendura, por që mbeten legjenda pikërisht për këtë pamundësi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ne e pranojmë të thënën “ai i hyri detit me këmbë”, por e pranojmë atë për forcën e saj figurative. Do ta mbajmë mend edhe kërkesën e pamundur të Edi Ramës “Ndaleni Luftën!”. E pra, pa këta dy elementë, pa praninë aty të Zelenskit dhe pa ankesën e ministrit të jashtëm rus, kryesimi shqiptar i KS, nuk do të ishte memorable. Do mbetej i zakonshëm, mbase një rutinë e thjeshtë.

Mund t'ju interesojë

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?

Para 7 orësh
Sot sulmon Erion Veliaj, nis sms anëtarëve të Asamblesë: PS nuk është Edi Rama!

Sot sulmon Erion Veliaj, nis sms anëtarëve të Asamblesë: PS nuk është Edi Rama!

Para 17 orësh
Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

11 Nëntor 2026, 20:42

Sinqerisht do të lumturohesha, nëse sot, kundërshtarët politikë të Ramës në Tiranë, do të gdhiheshin buzagaz dhe të entuziazmuar, ashtu sikurse gdhihen përditë të vrerrosur nga bëmat që i faturojnë atij burri që u ka zënë diellin! Do të bëhesha me krahë po qe se do t’i shihja për herë të parë ta përgëzonin atë burrë për këtë shprehje epike përrallore, për fjalët e mëtejshme në dobi të afirmimit të përsëritur e përsëritur, të pavarësisë së Kosovës. Mendoja se do ta përshëndesnin për mbrojtjen e fisme të ministrit Osmani, atij shqiptari tjetër nga RV e Maqedonisë pritur me nderime në sallat e OKB-së.

Do të ishte një fisnikëri e lartë, një mrekulli, një vargëzim çudirash që nuk i ka parë ky komb. Por jo! Me këto specie ekzistuese politike, kjo nuk mund të ndodhte. Dhe nuk ndodhi. E kundërta ndodhi. Një ish ministër i jashtëm buzëpërveshur deklaroi se Shqipëria me kryesimin e Ramës dje …kishte humbur shumë! Një burrë tjetër, një famëkeq, me shumë “ish” përpara pështyu mbi veprën e djeshme të shqiptarëve. Ishte bash ai, që ca ditë të shkuara arriti e tha publikisht se “fitorja e kombëtares së futbollit kishte gëzuar mbarë popullin shqiptar dhe vetëm dy fytyra ishin parë që nxinin nga hidhërimi: fytyra e Ramës dhe e Silvinjos, trainerit që fitoi!”

Epo, për nder është një fatkeqësi epokale të jesh bashkëkohës dhe bashkëkombas me njerëz kaq të mjerë dhe të lerosur! As këtë herë për atë që ndodhi në OKB?! Po gëzon shtypi i mbarë botës e ata nuk gëzojnë?! As në këtë rast?! Bëra një shëtitje në twitter. Mbushur twitteri plot fjalë lavdëruese, në të gjitha gjuhët e rruzullit! Por kishte edhe shumë të shara dhe mallkime për Edi Ramën. Ato të shara binin fort nē sy, ngaqë ishin vetëm në rusisht dhe në …shqip! Në ato shqipet hasje hera herës edhe dialektin kosovar! O Zot! I mjerë ky vend!…

Por, le të gëzoj unë dhe ata mijëra e milionëra si unë, për këtë episod historik në Nju Jorkun amerikan! Nga mbrëmë do të më mbeten të gdhendura në kujtesë, ai bashkëpunimi I kujdesshëm nga pas i ambasadorit tonë të shquar Ferit Hoxha, tek ndihmonte me sugjerime dhe materiale të printuara kryeministrin e tij. Vetë Feriti me stafin e tij të pakët në numër, por të palodhur, pat bërë një punë të lavdërueshme përgatitore për këtë ditë të rrallë. Mirënjohje atyre!

Do të më mbetet, sigurisht, e pashlyer figura e ndritshme me atë veshje emblematike, me ngjyra ushtarake në tryezën e Këshillit të Sigurimit, fjala dhe mirënohja e bukur e tij. Lufta nuk u ndal dhe ai foli! Nuk më mbetet veç ta uroj Presidentin Zelenski që ta dëgjoj kur të flasë atëherë. Atëherë, kur ai në krye të popullit të tij do ta ketë ndalur luftën në Ukrainën e çliruar nga hordhitë perandorake të Moskës. Lavdi luftërave çlirimtare!

Etiketat e lidhura

Mero Baze
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 4 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 5 orësh

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 5 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 5 orësh

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Më të lexuarat

1 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 9 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

2 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 5 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

3 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 4 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

4 Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”
Para 8 orësh

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.