Rama: Nderim ambasadorit të parë në Selinë e Shenjtë, Z. Vili Kamsi

Nga Edi Rama.

AMARCORD

Në 25 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë dhe në muajin e 90 vjetorit të tij të lindjes, një mirënjohje e veçantë kombëtare meriton t’i shprehet personalitetit sa poliedrik aq edhe diskret shkodran, ambasadorit të parë në Selinë e Shenjtë, Z. Vili Kamsi, i cili në këtë foto shfaqet duke i dorëzuar letrat kredenciale Papës Gjon-Palit II. Në fund të mandatit të tij, 20 vjet më parë, në dhjetor 1996, Sekretaria e Shtetit do të dekorojë me kryqin e madh të Urdhërit të Shën Gregorit të Madh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pinjoll i familjes ndoshta më të vjetër patrice të dokumentuar shkodrane, që aq shumë prelatë, patriotë e studiues i dha Shqipërisë, Kishës dhe letrave shqiptare, që farëzoi fisnikë deri në ujdhesat joniane dhe Rusi, Vili Kamsi, djalë i atdhetarit Gjon i Palok Kamsit, të përjetësuar në një foto të hirshme të Marubit, vazhdon ende të hulumtojë me sukses në fushën e gjuhësisë dhe historisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Faleminderit për çka ka bërë për Shqipërinë këtij diplomati dhe njeriu të dashuruar pas dijes!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?