Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 13:14 Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X lidhur me protestën e dhunshme në Tiranë dhe plagosjen në sy të 28-vjeçarit nga Elbasani, Erjon…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rama nuk heq dorë nga censura e mediave. Nesër nis diskutimi i ligjeve të kritikuara

Forum E hënë, 11 Nëntor 2019 20:51
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kuvendi i Shqipërisë pritet të fillojë të martën shqyrtimin e dy projektligjeve kontroverse të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Versioni i fundit i draftit të AMA-s sërish me ndryshime kozmetike, ndërsa parashikon gjobitjen e medias online deri 2 milionë lekë nga Këshilli i Ankesave.

Nga Gjergj Erebara (BIRN)

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 53 minutash
Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57

Kuvendi i Shqipërisë pritet të fillojë të martën shqyrtimin e projektligjeve kontroverse të njohura si “paketa anti-shpifje”, për të cilat organizatat vendase dhe ato ndërkombëtare të lirisë së shprehjes kanë paralajmëruar se rrezikojnë ta kthejnë Shqipërinë nga një vend me demokraci hibride, në një vend jodemokratik.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Versioni i fundit i projektligjit, një kopje e së cilit disponohet nga BIRN, synon të transformojë Autoritetin e Medias Audiovizive në një Autoritet të Medias Shqiptare dhe ligjin që deri më sot ka licencuar televizionet kombëtare dhe lokale në ligj “për shërbimet e medias”.

Në mënyrë unike në botën demokratike, qeveria shqiptare ka vendosur t’i japë fuqinë për të mbikëqyrur median online një zyre të quajtur “Këshilli i Ankesave” pranë AMA-s, e cila merr gjithashtu të drejtën për vendosur gjoba deri në 2 milionë lekë si dhe për të cenuar integritetin e mediave online, duke instaluar në faqet e tyre njoftime të llojit “pop up”, kur ky këshill gjykon se media online ka shkelur ligjin.

Projektligji i qeverisë synon të rregullojë edhe parimet etike, të tilla si e drejta e përgjigjes, ndërkohë që vendimet e Këshillit të Ankesave parashikohet të shfaqen gjithashtu në formën e një dritareje të njohur teknikisht si pop up, që u hapet automatikisht përdoruesve kur vizitojnë faqen e internetit.

Ndryshe nga draftet e mëparshme, qeveria duket se ka kënaqur kritikat e OSBE-së përmes vendosjes së një paragrafi në projektligj ku parashikohet se “vendimet e AMA-s mund të kundërshtohen në Gjykatën e Tiranës”.

Megjithatë, ankimet në gjykatë nuk mund të pezullojnë ekzekutimin e vendimit të Këshillit të Ankesave. Sipas projektligjit, gjobat e vendosura bëhen menjëherë të ekzekutueshme.

Ligj unik në botën demokratike

Në rast se do të miratohet, Shqipëria do të bëhet vendi i parë në botën demokratike që krijon një regjim kontrolli administrativ mbi median në internet. Deri më sot, në botën demokratike është pranuar rregullimi i tregut të medias audiovizuale për shkak të përdorimit nga ana e televizioneve ose radiove, të frekuencave televizive, të cilat janë nën pronësi publike.

Edhe në këtë rast, mbikëqyrja është kufizuar te aspektet e komunikimeve me karakter tregtar dhe jo në botën e lajmit dhe informacionit. Në asnjë vend të botës demokratike dhe në asnjë vend anëtar të Bashkimit Europian nuk ka ndonjë ligj që vendos nën mbikëqyrje median në internet në shkallën e propozuar nga qeveria shqiptare.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama ka rreth një vit që flirton me idenë e krijimit të një sistemi mbikëqyrjeje, gjobitjeje dhe kontrolli teknik të medias online me supozimin e shpallur se synon të “disiplinojë” median online. Në draftin që po diskutohet aktualisht vërehet një rritje e masës së gjobës të parashikuar në dy variantet e mëparshme.

Projektligjet e qeverisë “Rama” kanë marrë kritika të ashpra nga komuniteti i gazetarëve si dhe nga organizatat vendase dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Edhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca i ka kritikuar ato në dy raste, në të cilat theksoi se përqasja në Bashkimin Europian është vetërregullimi i medias dhe jo mbikëqyrja.

E drejta për t’u ankuar

Etika në media zakonisht u kërkon gazetarëve që t’i japin palës së prekur nga një akuzë të drejtën për të folur mbi këtë akuzë, ndërsa në ligjin aktual për Median Audiovizive, në nenin 53, [link] parashikohet si kërkesë ndaj televizioneve dhe radiove publikimi i një ankese nga një individ i prekur nga një lajm, por ligji ekzistues nuk parashikon sanksione në rast se televizionet ose radiot refuzojnë të publikojnë përgjigjen.

Ndryshe nga ligji ekzistues, propozimi aktual i Ramës është që autoriteti i medias të vendosë gjoba deri në 800 mijë lekë bazuar mbi këtë parim të etikës. BIRN

Etiketat e lidhura

Gjergj Erebara
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 48 minutash

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij
Para 53 minutash

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali
Para 57 minutash

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 1 ore

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 17 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 19 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

4 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 17 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.