Rama, pengesa jonë për në BE!

Nga Tritan Shehu –
Keshtu tigellon edhe ajo cfare i deklaronte ai “Forbes!
Rama jo vetem nuk e ka ne axhende integrimin, por eshte dhe i detyruar te mos e realizoje ate!
Per me teper Shqiperine me ate Kryeminister nuk e pranojne ne Europen e Bashkuar!
Ai na ka kthyer ne “delen e zeze” per Europen, gje qe tingelloi qarte edhe ne vendimin e fundit ndaj nesh!
Pafundesia e deshtimeve te tij ne rrugen e integrimit prej 2014, me gjithe deshiren, vullnetin, gadishmerine e plote te Brukselit e vendeve antare per te mbajtur dyert ne “dy kanate” te hapura per Shqiperine, flet shume.
Ketu nuk kemi te bejme me thjesht disa mos realizime apo detyra, ketu kemi te bejme me nje strategji te Rames &Co, te qellimshme dhe te imponuar, per ta mbajtur vendin tone larg familjes europiane, ne dem edhe te integrimin te Ballkanit Perendimor ne terresi.
Fatkeqesisht kjo “strategji” ogurzeze per vendin tone e “sponsorizur” nga disa qarqe te brendeshme dhe te jashteme po funksionon prej disa vitesh, duke tentuar te na mbaje jo thjesht peng e krimit, trafiqeve, antiligjit, por dhe te ndryshoje destinacionin tone historik Perendimor me nje degdisje diku larg ne Lindje.
Cdo veprim i deri tanishem i kesaj Qeverisje, qe nga Kanabizimi i vendit, kriminalizimi i shtetit, lenia e vendit pa parlament, pushtet lokal, pa institucionet e drejtesise me autokracine e krijuar, eshte pjese e kesaj strategjie.
Cdo hap i politikes se jashteme te kesaj Rilindje qe nga akuzat, ironite e “leksionet” ndaj BE e partnereve tane te perseritura me demagogji te “Forbes”, lidhjet e qendrimet nderkombetare e deri te politikat Rajonale me kulmin e tyre me “Serbine e Madhe” si pjese e Traktatit Euro Azi e tek “Jugosllavia e Re”, flasin per kete.
Nuk duhen pasur me iluzione, qofte dhe per hapjen e negociatave te deshtuara ne vazhdimesi, nuk do kete te tilla pa nje vote popullore per Shqiperine europiane me 25 prill!

SHKARKO APP