Rama: Profesori, leksikografi, historiani dhe gjuhëtari i madh Karl Gurakuqi,
Nga Edi Rama.
AMARCORD
Profesori, leksikografi, historiani dhe gjuhëtari i madh Karl Gurakuqi, lindur në Shkodër më 1895, mbylli sytë në mërgim, në Palermo, më 6 dhjetor 1971.
Bashkëpunëtor i Koliqit në “Shejzat”, Karl Gurakuqi e kishte përftuar vokacionin e tij të gjuhëtarit dhe leksikografit si sekretar i të famshmes Komisi Letrare Shqipe, themeluar 100 vjet më parë nga një plejadë intelektualësh si Luigj Gurakuqi, At Gjergj Fishta, Hilë Mosi, Sotir Peçi, Mati Logoreci, Aleksandër Xhuvani, Hafiz Ali Korça, Vinçenc Prennushi, etj., me mbështetjen e albanologëve austriakë Maksimilian Lamberc dhe Rajko Nahtingal.
Përveç se botimit referencë, “Parime e rregulla mbi ortografinë e gjuhës së shkruar”, e cila mund të konsultohet prej disa muajsh në faqen web të Bibliotekës kombëtare, Komisisë letrare shqipe i detyrohemi bërthamën e parë të fondit të Bibliotekës së ardhme kombëtare.