Rama shkoi në Nish për të kërcënuar përsëri Merkel…
Nga Kastriot Islami*
Rama shkoi në Nish për tu takuar me Vucic dhe Zaev – cuditërisht (kjo cudi e ka shpjegimin e saj) pa asnjë ide të qartë, pa platformë, pa program e pa asnjë kalendar veprimesh për të deklaruar marrëzinë e rradhës, projektin e tyre që e kanë pagëzuar Shengeni Ballkanik…
Rama në Nish na bën edhe për të qeshur e për të qarë: Ai shkoi në këtë takim si një nxënës i keq që ka ngelur në klasë në Bruksel sepse është i paaftë, hajdut dhe gjatë të gjithë kohës sorrollatet rrugëve me kriminelë e të fortë. Për paka shkaka po shtoj se pasi e kanë dërguar për të kursin e kitarres për të futur në shina është larguar se e bezdisin telat e kitarres e nuk përqëndrohet dot; më pas e kanë dërguar në kursin e pikturës por nuk ka mundur të qëndrojë as tre ditë se në vend që të mësojë të pikturojë ngalloset me bojrat nga fytyrra e rrobat, dhe në fund e dërgojnë edhe në kursin e boksit por edhe prej andej largohet se e rrahin më të fortit dhe e tallin pasi i kanë ngrenë bukën me gjap e sheqer. Këtë gjë edhe tani sepse nuk është në gjëndje të ushtrojë detyrat e kryeministrit….
Rama shkoi në Nish pasi si kryeministër kishte shkruar një letër provokative për deputetët hollandezë që më tej ja kishte dhënë 8 ministreve (gra) manekine ta firmosin dhe 7 ministrave – burra- kukulla për ta miratuar në heshtje, duke u bërë gazi I botës dhe objekt batutash e gallate në të gjithë qoshet e Tiranës e në të gjithë cepat e Shqipërisë…
Rama shkoi në Nish për tu takuar e bashkërenduar me Vucic projektin e vjetër të Serbisë së Madhe, apo ndryshe të vendosjes së Serbisë në qëndër të Ballkanit Perëndimor, meqë Serbia e ka humbur këtë rol me shpërbërjen e Jugosllavisë. Sepse BP është në realitet një entitet politik i formuar nga Ish-Jugosllavia, minus Slloveninë e Kroacinë dhe plus Shqipërinë; dhe Shqipëria në vend që ti largohet sa më shpejt nga ky entitet, Rama me autoritarizmin, korrupsionin e lidhjet me krimin e mban të lidhur fort aty dhe për më tepër kërkon ta vëndosë nën hyqmin e Serbisë së Madhe….
Rama shkoi në Nish jo vetëm pa platformë, pa program dhe pa kalendar veprimesh, por edhe pa u konsultuar me askënd, as me qeverinë e partinë e tij, pa asnjë diskutim as me parlamentin dhe pa asnjë konsultë qoftë edhe formale me opozitën e Presidentin. Pra vajti edhe në këtë aktivitet thjesht me duar në xhepa sic vete gjithnjë, thjesht për shou e për të bërë foto me brekushe e me atlete….
Rama shkoi në Nish për një “projekt” që sipas tij ju krijon mundësinë shqiptarëve të shkojnë pa vizë në Serbi dhe bizneset shqiptarë të cojnë pa pengesa doganore mallrat e tyre në Serbi. Kjo është paradoksale në disa plane. Së pari, shqiptarët e varfër po emigrojnë masivisht drejt vëndeve të BE dhe SHBA për shkak të keqqeverisjes së Ramës dhe s’presin nga Rama ti hapë kufirin me Serbinë. Së dyti, shqiptarët e varfër sa herë që ju paraqitet nevoja apo mundësia shkojnë në vëndet fqinje, Maqedoninë e Veriut, Mal i Zi e Kosovë vetëm më kartë identiteti dhe ju duket cudi e madhe që Rama kërkon ti fusë pa viza në një vend me të cilin s’kanë asnjë lidhje kufitare, ndërkohë që I varfëron e i burgos në vendin e tyre.
Rama shkoi në Nish duke shpërfillur Kosovën të cilën Vucic shprehet se nuk dëshëron ta përfshijë në këtë projekt-pacavure. Pra edhe një herë tjetër i ngul thikën pas shpine me këtë lëvizje edhe Kosovës…sepse Kosova me zgjedhjet e fundit i dha një shuplakë vdjekjeprurëse edhe autoritarizimit, qeverisjes së keqe, vjedhjeve e korrupsionit e lidhjes me krimin e trafiqet të Ramës e të qeverisë së tij dhe Rama për këtë arsye e urren dyfish Kosovën….
Rama shkoi në Nish vetëm pasi kishte kërcënuar Gjermaninë disa ditë dhe më konkretisht Merkel për vendimin e Bundestagut për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE më 9 kushte, pra vetëm nëse do të plotësohen kushtet e vjetra e të reja të vendosura për qeverinë Rama. Sepse Rama preferon një JO të plotë sepse kështu mendon që do ti përvishet vëndeve të BE duke ju thënë ”…se unë jam djalë i mirë që i kam kryer me sukses të gjithë reformat por juve s’ju lënë ekstremistët euroskeptikë të hapnin negociatat me Shqipërinë se i urrejnë shqiptarët…”. Madje Rama është përpjekur dhe po përpiqet me mish e me shpirt që edhe Maqedonia e Veriut të mrerret i njëjti vendim negativ sepse kështu teza e tij kundër Gjermanisë do të mund të ngjisë më fort…
Rama shkoi në Nish, në realitet e në thelb, për të lëshuar kërënim direkt për Gjermaninë dhe Merkel: “…nëse nuk na hapni negociatat pa kushte ne mund të bëjmë edhe pa ju sepse jemi gati të prishim kufijtë mes nesh në Ballkan….”. Një kërcënim qesharak dhe i turpshëm por që kërkush nuk e merr seriozisht….I pakuptimtë duket qëndrimi i Zaev por mesa duket e kanë detyruar të futet në këtë lojë të pistë…???!!!…Ndërkohë që pas kësaj fshihen marrëdhëniet e synimet e dyshimta të Ramës me Vucic…ndërkohë që lexohet qartë se të gjitha këto bëhen për pushtetin e tyre personal.
Syri.net, 11 tetor 2019
(*) Autori i shkrimit është ish-Ministër i Jashtëm i Shqipërisë në vitet 2003-2005