Rama: Vet Ali e vet Kadi, vet shkruaj e vet vulos!
Nga Roland Bejko –
Komisioni për Ekonominë dhe Financat i Parlamentit shqiptar, rrëzoi sot Dekretin e Presidentit Meta “Kthim për rishqyrtim të ligjit nr.102/2020 “Për zhillimin rajonal dhe kohezionin”” , pra ligjin që e ndan Shqipërinë në 4 rajone.
Edhe pse argumentat juridikë të Presidentit, të opozitës, dhe ekspertëve të pavarur gjatë gjithë kësaj kohe ishin të pakontestueshme, komisioni i kukullave të Ramës, nuk e pa të udhës të ndëronte udhë.
Dhe, pasi e dështoi në mënyrë spektakolare vetqeverisjen vendore me ligjin e ndarjes administrative të miratuar pa konsensus politik, por me arrogancën e votave, tani po e çon vendin në një dështim tjetër të ri.
I). Ndarja e Shqipërisë në 4 Rajone është në shkelje të rënda ligjore:
1. Ligji i Ramës nuk përafron asnjë normë të acquis comunitaire të Bashkimit Europian. (Ka të bëjë me normën e përshtatjes së legjislacionit shqiptar me atë të BE-së). Nëse do të kishim të bënim me përafrim të legjislacionit në titullin e Ligjit të Ramës do vendosej detyrimisht shenja *(Asteriks) e cila udhëzon në fund të faqes për legjislacionin evropian dytësor të përafruar. Kjo nuk ka ndodhur në këtë rast. Kështu që rrëzohet pretendimi i Ramës se ishte në kuadrin e përafrimit me legjislacionin e BE-së.
2. Tabela e përputhshmërisë nuk është konform normave në fuqi.
3. Projektigji është në kundërshtim me Kushtetuten e Republikës së Shqipërisë ku qartësisht ka shkelur nenet 108/109/110/111), ku thuhet midis të tjerash se Qarku është njësia bazë ku ndërtohen e zbatohen politikat rajonale dhe ku ato harmonizohen me politikat shtetërore. Ndarjet administrativo-territoriale të njësive të vetqeverisjes vendore caktohen me ligj dhe duke marrë më parë mendimin e popullsisë që banon në to. Gjithashtu, njësitë e qeverisjes vendore kanë buxhet të pavarur. ( Në rastin konkret, sipas ligjit, buxhetin e jep qeveria)
4. Projektligji është në kundërshtim me Ligjin nr.8548, datë 11.11.1999 për ratifikimin e “Kartës europiane të autonomisë vendore” sepse ngritja e një sistemi tjetër të ndërmjetëm të qeverisjes duhet ti përkasë ose pushtetit vendor, ose pushtetit qëndror. Centralizimi i Qarqeve si pushtete të decentralizuara në Rajonet si pushtet të centralizuara ( sipas qeverisë, një rajon do përbëhet nga tre qarqe), i kthen qarqet në pushtete të centralizuara dhe të kondrolluara nga qeveria. Këtë BE dhe Kongresi Evropian i Autoriteteve vendore zor se do ta përtypë dot.
5. Projektligji është në kundërshtim me Ligji 115/2014 “Për ndarjen administrative” gjithashtu.
6. Projektligji është në kundërshtim me Ligji 139/2015 “për vetëqëverisjen vendore.
II). Miratimi i ligjit që e ndan shqipërinë në 4 rajone është në shkelje edhe të qëllimit pse BE ka formuar fondet strukturore dhe kohezionit social për të cilat arsye Rama thotë se ndërmori këtë nismë:
Kur BE miratoi paketën 2 (dy) të Jacques Delors për fondet strukturore dhe kohezionit social futi konceptin e subsidaritetit dhe bashkëpunimit rajonal në një pushtet thellësisht të decentralizuar. Këtë parim e miratoi enkas për të mos i kaluar fondet e kohezionit nga duart e qeverive qëndrore, por të atyre lokale, të pavarura, të decentralizuara dhe të koordinuara midis tyre, pra bashkia me bashkinë, qarku me qarkun, rajoni me rajonin si brenda vendut ashtu dhe midis rajoneve fqinje të dy a më shumë vendeve të ndryshme. etj.
Sipas këtij ligji të miratuar, Rama bën të kundërtën e normës së BE-së, krijon një strukturë jo kushtetuese, jo administrative (seose vet thonë që do jetë jo afministrative si strukturë) të menaxhuar nga zv/Kryeministri. Pra do jetë një strukturë e centralizuar që pretendon të menaxhojë fonde që u atribuohen pushteteve vendore vetqeverisëse, të pavarura e të decentralizuara.
A do ta hajë Brukseli dhe Strasbourgu këtë truk të Edi Ramës, këtij hajduti me nam të fondeve publike vendase a të huaja?!
Nuk e besoj. Pavarësisht kërkesës së tyre të vazhdueshme që Shqipëria të ndahet në pak rajone, Ata nuk do të bien dakord me këtë strukturë të centralizuar. Si strukturë e centralizuar, do mjaftonte qeveria, dhe nuk do kish nevojë për një tjetër apendiks të saj.
III: Duke qenë se Qeveria pretendon që ti çelen negociatat brenda mandatit të saj, është kusht i pakontestueshëm dialogu politik. (Buron nga kriteret e Kopenhagenit)
Inisiativa të tilla që kanë të bëjnë me përmbajtjen strukturore të funksionimit të “shtetit modern”, janë të detyruara të kalojnë për miratim me një konsensus të gjerë politik dhe të aktorëve jo politikë. Kjo nuk ka ndodhur, e kundërta po, një ligj i rëndësishëm, i miratuar në mënyrë të njëanshme nga qeveria, pa transparencë dhe pa gjithëpërfshirje aktorësh.
Përfundimisht, ky ligj është i atakueshëm ligjërisht në gjykatat respektive në Shqipëri, dhe në kushtet e një vullneti pozitiv në respekt të standarteve evropiane të sipër cituara, edhe i mos pranuar si nga Brukseli ashtu dhe nga Kongresi Evropian i Autonomisë Vendore në Strasbourg.
Por ata duhen njoftuar në anglisht/frëngjisht/gjermanisht/italisht nga Presidenti dhe opozita.
https://www.facebook.com/roland.bejko/posts/10224404489884883