“Ramës nuk i interesojnë listat, do të heqë koalicionet”

Partisë Socialiste “nuk i bëhet vonë” për listat, synimi kryesor i saj është heqja e koalicioneve parazgjedhore. Kështu është shprehur analisti Dritan Shano, i pranishëm në studion e lajmeve të Abc News pasditen e së martës.

“Synimi i Ramës është heqja e koaliconeve. Nuk ka lidhje fare me listat. PD është e qartë. Duam lista 100 për qind të hapura. Koalicionet nuk ka asnjë arsye të preken, për sa kohë që sistemi zgjedhor nuk ka ndryshuar,” u shpreh ndër të tjera analisti.

I pyetur nëse vetë Bashës i intereson formula e propozuar nga qeveria së fundmi, duke qenë se edhe ai vetë është kryetar partie, Shano theksoi edhe një herë se PD, përmes Bashkës, ka kërkuar lista 100 për qind të hapura.

“Që nga 2008, republika e Shqipërisë është republika e kryetarëve dhe jo e qytetarëve. PD, do t’ia çojë qytetarit sërish republikën. PD përmes Bashës, ka kërkuar lista 100 për qind të hapura.”

Ndërsa, sa i përket renditjes së deputetëve në listë, sipas modelit të PS, analisti u shpreh se qeveria po kërkon që “vullnetit të njerëzve t’i nxjerrë djersën.”

“…Vullnetit të njerëzve do u nxirrni djersën, kurse të partisë do i lini rehat. Nuk ka asnjë vullnet të Ramës për t’u marrë me listat. Problemi që ka Rama janë koalicionet. Kjo sepse të gjitha sondazhet e nxjerrin humbës. Do të krijojë çdo vështirësi të mundshme në kampin përballë që të mos humbë thellë. Nuk ka lidhje fare me demokratizimin e sistemit.”

Po ashtu, Shano u shpreh se opozita do të ndërmarrë pas 2021 “një aksion të gjatë për të rithemeluar republikën. Për t’i shërbyer qytetarëve.”

“Opozita është si një qytetar i thjeshtë në këtë situatë, po ka krijuar një presion kaq të madh sa u krijua dhe Këshilli Politik.”

Ndërkohë, opozita e Bashkuar ka paraqitur një kërkesë zyrtare për OSBE/ODIHR në mbledhjen e Këshillit Politik, për disa çështje themelore për të cilat palët nuk bien dakord.

Lidhur me këtë çështje, Shano u shpreh, se u “lanë mënjanë” dy ambasadorët pasi ODIHR është i duhuri për të dhënë një ekspertizë në këtë çështje.

“ODIHR është ekspertizë, po diskutojmë për sistem zgjedhor, ambasadorët nuk mund ta bëjnë këtë. Këtë peshë e ka ODIHR. Rama do ta marrë gjithçka në tavolinë. Nuk ka për ta marrë.”

A mund të ndryshohen njëanshmërisht rregullat zgjedhore 6 muaj para zgjedhjeve? Është një nga 5 pyetjet kryesore, të ngritura nga opozita në kërkesën e paraqitur për OSBE/ODIHR.

I pyetur për “njëanshmërinë” në një kohë që në parlament është një opozitë që ka të drejtën e votës, analisti u shpreh, se opozita e vërtetë është jashtë parlamentit.

“Në Parlament nuk ka opozitë…Është produkt i bandave të krimit të organizuar në Shqipëri. E kemi të qartë betejën që kemi kryer dhe atë që do bëjmë. Edhe pse shqiptarët janë gjetur pak në kurth dhe duket sikur nuk u intereson shteti i së drejtës dhe demokracia.

Opozita është një institucion i këtij shteti. Nëse Rama do përdori si element justifikimi që opozita është në parlament, është fare e thjeshte: aty nuk ka opozitë. Kjo gjë nuk ndodh në asnjë rast. Ata kanë votuar ligje pas ligjesh, si i ka dashur kokrra e qejfit mazhorancës.”

SHKARKO APP