Ramusha Haradinaj: Të implikuar miq të Serbisë brenda Kosovës

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar për herë të parë pas ndalimit të tij në Francë. Në një postim në adresën e tij zyrtare në Facebook, ish –kryeministir i Kosovës thotë se në këtë ngjarje janë implikuar jo vetëm shtete mike të Serbisë, por edhe miq të Serbisë brenda Kosovës.

Postimi i Haradinajt

Të dashur qytetarë të Kosovës,

Swiss Digital Desktop Reklama

Është për keqardhje se si disa shtete, ende respektojnë vendimet e ish regjimit të Millosheviqit, ndërsa plot shtete të tjera siç janë Gjermania, Austria e të tjerë, tashmë janë ndarë përfundimisht prej atij regjimi dhe nuk i zbatojnë “poternicat” e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne si popull e si individë, nuk jemi trembur nga tanket e Millosheviqit e lere më nga fletarrestet e tij.

Kam një porosi për miqtë e Serbisë, brenda dhe jashtë Kosovës, “Rrugën e shtetit të Kosovës, nuk do të mund ta ndalë askush“.

Nuk i kemi rënë në qafë askujt dhe nuk do të lejojmë të na bjerë në qafë askush!

Do të takohemi shpejt në Kosovë!

Juaji Ramush Haradinaj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?