Raporti i DASH fakton se vendi nuk po qeveriset

Nga Eriol Braimllari – Në raportin për 2019 publikuar sot, Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se gratë shqiptare dhe fëmijët janë subjekt i trafikimit seksual dhe punës së detyrueshme brenda vendit, veçanërisht gjatë sezonit turistik; se ka raste fëmijësh që kryejnë punë të detyruar në fushat e kanabisit në Shqipëri; se emigrantët nga Lindja e Mesme, Azia Qëndrore, Afrika që kalojnë tranzit në Shqipëri për të shkuar në Europën Perëndimore janë vulnerabël ndaj trafikimit.

Qeveria thotë DASH ka ulur përpjekjet e organeve ligjzbatuese si dhe ka shënuar numrin më të ulët në 4 vite të aksioneve të organeve ligjzbatuese në luftën kundër trafikimit të personave.

Ashtu si dhe kanë ngritur alarmin prej kohësh vendet e BE kanë pritur nga qeveria Shqiptare rritje të sigurisë së kufijve dhe luftë efektive ndaj trafiqeve, duke vendosur theksin te emigrantët e paligjshëm e azilkërkuesit nga Shqipëria.

Krimi në pushtet këtë sjell, dhunim të drejtave të njeriut, fëmijë e gra viktima të trafikantëve dhe dështim në rrugën e integrimit në BE.

Qartësisht jemi në një situatë ku vendi nuk po qeveriset, institucionet nuk funksionojnë më dhe bashkëpunimi me partnerët është 0. Shqipëria me rilindjen vazhdon thellohet në izolim ndërkombëtar dhe autokraci.

SHKARKO APP