Rasti “Daci” dhe dështimi i Vettingut

Trashgim Sokolaj, Drejtor i Informacionit në Ora News
Trashgim Sokolaj, Drejtor i Informacionit në Ora News

Nga Trashgim Sokolaj –
Luan Daci prezumohet i pafajshem deri ne nje vendim te formes se prere te dhene ndaj tij. Por ai eshte zyrtari i pare, dhe me i larti ne hierarkine e Vettingut, qe shpallet fajtor nga gjykata dhe denohet me 6 muaj burg (te konvertuara ne 12 muaj me kusht). Shkak per inicimin e procedimit penal ndaj tij nuk u bene mekanizmat e vettingut, te cilat ne kete rast deshtuan me vetepastrimin. Hetimi ndaj Luan Dacit u inicua nga prokurore dhe gjyqtare te shkarkuar me firmen e anetarit te KPA, te cilet e dinin kush ishte ai para se te shkarkoheshin (nuk flisnin publikisht ne emer te faktit se prokurori e gjyqtari nuk ka pune me median duke ruajtur nje diskrecion te habitshem). Por pasi u larguan nga detyra, te bindur ne ndergjegjen e tyre se u shkarkuan padrejtesisht, keta prokurore e gjyqtare gjeten provat e argumentet te cilat i paraqiten ne SPAK duke bindur prokuroret ne nisjen e hetimit. Ky hetim pati nje fjetje te habitshme 8-10 mujore per tu aktivizuar serish ne kulmin e debateve dhe te negociatave per sistemin e ri zgjedhor dhe ndryshimet kushtetuese ne tentative ne korrik-gusht te ketij viti. Brenda nje jave kallezuesit e Luan Dacit u moren ne pyetje ne prokurori, edhe pse nuk ishin thirrur per 8 muaj e radhe, e mandej, Luan Dacit iu njoftua akuza duke u marre zyrtarisht i pandehur per kryerjen e vepres penale te falsifikimit te dokumenteve. KPA e pezulloi nga detyra Luan Dacin nen akuze, por gjykata e Apelit e shfuqizoi kete vendim qe mbeti ne leter pasi nuk u zbatua prej KPA. Dosja shkoi ne gjykate dhe pas nje beteje provash dhe debatesh juridike nese Daci mund te fajesohet se ka fshehur nje dokument qe nuk e ka treguar, i pandehuri u shpall fajtor. Mbetet te shihet vendimi i gjykates se Apelit, por qartesisht procesi ka pasur presione se paku ne dy drejtime – i pari per faktin se nen akuze ishte nje zyrtar i larte i vettingut qe nese dilte fajror, njolloste krejt proesin dhe i dyti, – per faktin se Luan Daci dhe mbrojtja e tij ishte kerkuese, energjike dhe sfiduese duke vene ne presion prokurorine e gjykaten gjate gjithe procesit. Si perfundim Luan Daci eshte denuar duke vendosur nje pikepyetje te madhe mbi procesin e vettingut, por e verteta eshte se kete njolle me se paku e ka vendosur ai. Pastrimin e drejtesise qartesisht nuk e duan dhe emerimi i njerezve si Luan Daci &Co ka bere demin me te madh ndaj reformes ne drejtesi. Duket sikur njerez te tille jane vendosur ne funksione e pozicione kyce pikerisht per t`ua shfrytezuar “cenet” ne rast se nuk do ti binden urdherave politike qe u shkojne mbi apo nen tavoline. Pavaresisht cfare ka ndodhur deri tani, debati me i nxehte dhe ne fakt me i vlefshmi, eshte se cfare do te ndodhe me gjyqtaret e prokuroret e shkarkuar me vendimet e Luan Dacit ne kushtet kur ai eshte emeruar ne KPA ne shkelje te ligjit dhe te kritereve qe e benin ate te pranueshem dhe te pershtatshem per ate funksion. Gjyqtari i ceshtjes ne GJKKO argumentoi vendimin e tij duke thene se ne rast se Luan Daci do ta perfshinte ne dosjen e tij dokumentin e mases disiplinore te vendosur ndaj tij ne 1997 ne KLD, ai nuk do te zgjidhej anetar i KPA. Rrjedhimisht ai nuk ka qene legjitim ne vendimet qe ka marre lidhur me vettingun e gjyqtareve dhe prokuroreve te shkarkuar apo konfirmuar ne detyre ne Kolegjin e Posacem te Apelimit. Ky eshte nje homazh per punen e gjithe atyre prokuroreve e gjyqtareve te ndershem te shkarkuar padrejtesisht, por edhe nje moment kthese ne menyren si do te vazhdoje jo vetem reforma ne drejtesi por edhe procesi i vetingut ne Shqiperi.

SHKARKO APP