Rasti i “Agon Channel”, Berisha: Mjekimi i Ramës, emergjencë kombëtare!
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar pasardhësin e tij në detyrë se po sulmon meidat pavarura, kritike ndaj tij, duke marrë shembull rastin më të fundit të televizionit “Agon Channel”.
“Sindromi Becchetti ka pushtuar vetëdijen por dhe nënvetëdijen e të gjithë qënien fizike dhe psiqike të Edi Ramës. Kështu fobia, terrori, urrejtja e Ramës ndaj armik Francescos dhe mamit të tij dy herë armike, Liljanës që lindi Becchettin, nuk njeh me kufij.”
“Mediat kanë botuar sot listën me numërat e pasaportave dhe fotot e qindra punonjësve të Agon Channel, të shpallur nga Rama si persona tejet të rrezikshëm, në të cilën përfshihen drejtues emisioni, redaktorë, analistë, komentatorë, producentë, gazetarë, spikera por dhe kameramanë, montazhierë, punonjës të grimit dhe make-up it.
“Kjo listë me urdhër të Ramës është dorëzuar ditë më parë policisë shqiptare, asaj të pikave të kufirit por dhe policisë rrugore dhe asaj të rendit. Porosia është e prerë: këta armiq, bashkëpunëtor të kryearmikut Becchetti dhe të mamit të tij Liljana, të kontrollohen rreptësisht, fizikisht dhe imtësisht në çdo vend kontakti me policinë.”
Ky është një akt i mirëfilltë paranojak, shpërthim i akceseve të një të sëmuri tepër të rrezikshëm për këtë vend, i cili, në vend që të mjekohet, shpik dhe trillon akuza dhe konfiskon mediat kritike ndaj tij dhe pronarët e tyre, fut në rreth të kuq, njëlloj si eterit e tij, punonjësit e këtyre mediave dhe urdhëron terror policor ndaj tyre, urdhëron arrestin e pilotëve se zbatuan kursin e fluturimit por i prishen qetësinë në jahtin e tij, anulon në Sarandë dhe në Dhërmi festivale të organizuara konform të gjitha rregullave.”
“Mjekimi i tij është emergjence kombëtare!” – shprehet Berisha në profilin e tij Facebook.