Reagimi i Berlinit: “Kryeqyteti i Europёs i prekur”

Politikanёt gjermanё reagojnё tё tronditur ndaj sulmeve nё Bruksel dhe bashkohen me dhimbjen e kombit belg dhe tё viktimave. Ka edhe kritika ndaj organeve tё sigurisё. Gjermania shqyrton pasojat e sulmit për vendin.

“Kjo ёshtё e tmerrshme, ajo qё po ndodh tani atje na prek tё gjithёve, sepse ka prekur kryeqytetin e Europёs”, ishte reagimi i parё nga Pekini i presidentit Joachim Gauck, i cili aktualisht po zhvillon njё vizitё nё Kinё. Gauck i shprehu ngushёllimet e gjermanёve kombit belg.

Kancelarja Angela Merkel tha nё Berlin, se ndiejmё “fare pranё” bashkё me miqtё belg nё kёtё moment. Tmerri ёshtё po aq i madh sa edhe vendosmёria, pёr ta mposhtur terrorizmin. “Dorasit janё armiq tё tё gjitha vlerave, tё cilat i mbron Europa sot”, theksoi Merkel. Nё ҁdo mёnyrё do tё bashkёpunojmё me Belgjikёn, pёr t’i gjetur fajtorёt dhe pёr t’i ndёshkuar ata. Kabineti federal tё mёrkurёn (23.03)do tё shqyrtojё konsekuencat e sulmeve pёr Gjermaninё, deklaroi kancelarja Merkel.

Belgien Brüssel Anschlag Terror Statement Angela Merkel Kancelarja Angela Merkel

Nё Gjermani menjёherё pas serisё sё atentateve nё Bruksel u pёrforcua prania e forcave tё armatoura tё rendit nёpёr stacione trenash dhe aeroporte. Kufijtё me Belgjikёn, Luksemburgun dhe Francёn po kontrollohen mё rreptё. Hekurudha gjermane e ndёrpreu qarkullimin drejt kryeqytetit belg. Ministria e Jashmte u bёri thirrje udhёtarёve tё jenё mjaft tё kujdesshёm. Nё kryeqytetin Berlin godinat qeveritare mbetёn tё hapura pёr qarkullimin publik.

De Maizière: Asnjё sprapsje para terrorit

Politikanёt e tё gjitha partive reaguan tё tronditur ndaj sulmeve nё Bruksel. Ministri i Brendshёm kristiandemokrat Thomas de Maizière udhёzoi vendosjen e flamujve nё shenjё zie pёr tё gjitha autoritetet e larta federale. De Maizière deklaroi, se sulmet e Brukselit tregojnё, qё lufta kundёr terrorizmit ndёrkombёtar do tё vazhdojё gjatё. Duke iu referuar arrestimit sё fundi tё terroristit tё pandehur Salah Abdeslam nё Belgjikё, de Maizière tha: “masat e sukseshme ekzekutive si arrestimet, ndoshta nxisin, qё terroristёt tё ushtrojnё edhe mё me forcё dhunё dhe si reagim tё kryejnё enkas sulme. Por nuk duhet tё ketё sprapsje.”

Ministri i Brendshёm i landit tё Rennisё Veriore – Vetsfalisё, socialdemokrati Ralf Jäger kritikoi autoritetet belge tё sigurisё. Salafizmi nё lagjen e Brukselit Molenbeek ёshtё shtuar prej vitesh “dhe do tё duhej qё tё ishte ndёrhyrё mё herёt”. Tronditёse ёshtё, qё autoritetet belge me sa duket nuk kanё kuptuar asgjё nga pёrgatitjet, i tha Jäger gazetёs “Kölner Stadt-Anzeiger”. Skena islamiste nё vendin fqinj kёrcёnon tё “dalё jashtё kontrollit”.

SHKARKO APP