Reagimi i pavend i Ramës për letrën e Presidentit
Nga Ylli Manjani –
Që të merremi vesh.
Reagimi i Kryeministrit për një letër që paska shkruar Presidenti Komisionit Europian, është i pavend!
Ndoshta për konsum politik të brendshëm, meqë Ai është në fushatë elektorale mund të ketë kuptim. Por llogjikë nuk ka.
Komisioni Europian e ka dhënë tashmë rekomandimin e tij, ndaj ajo letër që ka shkruar Presidenti (personalisht nuk e di se çfarë është), nuk ka asnjë shans të ndikojë më tek rekomandimi i dhënë.
Its over, sa i takon Komisionit. Në fakt komisioni ka 4 vitë që të njëjtin rekomandim bën…
As letra, sado dashakeqëse të ketë qenë e as reagimi thellësisht dashakeqes i Kryeministrit ndaj Presidentit, nuk e ndryshojnë dot rekomandimin e Komisionit.
Çështja reale është se ç’farë mendojnë shtetet anëtare?! Me ato si do bëjnë Kryeministri dhe Presidenti së bashku..!
Deri tani kemi kuptuar që Bundestagu vetëm po shton kushte. Parlamenti Hollandez gjithashtu… ky është halli që duhet të zgjidhë me përparësi Kryeministri dhe jo të bëjë fushatë për veten e vet.